1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dhjetëra palestinezë plagosen nga intervenimi i forcave izraelite në protestat në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Të paktën 79 palestinezë u plagosën pasi ushtarët izraelitë intervenuan në protestat në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe gome, si dhe gaz lotsjellës, ndaj palestinezëve të mbledhur në qytetin Beita për të protestuar kundër vendbanimeve ilegale të Izraelit, thanë dëshmitarët.

Ata thanë se palestinezët e paarmatosur u përgjigjën duke hedhur gurë ndaj ushtarëve izraelitë.

Pesë persona u qëlluan me plumba të vërtetë dhe 24 të tjerë u plagosën nga plumbat e gomës, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Rreth 40 persona të tjerë pësuan lëndime të ndryshme, përfshirë djegie dhe plagë nga rënia, tha agjencia në një deklaratë.

Të paktën dhjetë palestinezë të tjerë u plagosën kur ushtarët izraelitë qëlluan me plumba gome mbi protestuesit në qytetin Bayt Dajan në Nablus, njoftohet më tej.

Çdo të premte, palestinezët organizojnë marshime dhe demonstrata në Bregun Perëndimor të okupuar kundër vendbanimeve ilegale të Izraelit dhe murit ndarës.

Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se ka rreth 650.000 kolonë që jetojnë në 164 vendbanime ilegale dhe 116 poste në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e pushtuar.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit