3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dhjetë propozime për Ramazan – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Dhjetë propozime për Ramazan

Secili besimtarë që do i zbatoje këto dhjetë propozime në këtë dhe në të gjitha Ramazanat tjera do e sheh ndikimin e jashtëzakonshëm që do e kenë këto propozimi në ndryshimin e përjetimit të këtij muajit madhështorë.
Nëse zbatohen këto propozime ky Ramazan do jetë Ramazani më i mirë të cilin e ke përjetuar në jetën tënde.
Një: Kërko falje!
Realisht askush nuk duhet të lejojë që të futet në Ramazan duke pas obligime të pakryera ndaj tjerëve, me zullume që u ka bërë tjerëve.
Secili prej nesh duhet të ketë guximin e kërkimit të faljes për gabimet që i ka bë ndaj tjerëve dhe tua kthen hakun e marrë atyre.
Bëje një listë me krejt ata njerëz që u ke bërë zullum, që u ke hy në hak dhe ktheva hakun e kërko falje prej tyre.
Nëse ata që u kemi bërë ullum janë të gjallë shkojmë dhe kërkojmë falje dhe ua kthejmë hakun e tyre, e nëse janë të vdekur, atëherë japim sadaka në emër të tyre dhe lutemi shumë për ta.
Dy: Sa Ajete ke Kuptur Jo sa ajete ke lexuar!
Edhe pse sa më shumë që lexon nga Kurani aq më tepër shpërblime fiton, porse krejt ne duhet të kuptojmë se qëllimi është kuptimi i mesazheve të Kuranit e jo vetëm grumbullimi i leximeve (hatmeve) të Kuranit.
Kuptimi i ajeteve të Kuranit kanë ndikim më të madh tek lexuesi, ajo le gjurmë të thella tek ti, se sa vetëm leximi formal i ajeteve të Kuranit.
Andaj koncentrohu në faktin sa ajete janë ato që të kanë hapur diapazone të reja në jetën tënde, sa ajete kanë ndikuar në zemrën tënde, dhe të kanë bërë të qash, e jo vetëm sa sure ke lexuar dhe sa xhuze ke kaluar, apo sa hatme ke përfunduar.
Tre: Agjëro nga mendimet e këqija.
Zgjedhe një mendim të keq tëndin, i cili zakonisht të përcjellë në jetë dhe të shkakton gabime me Zotin, me veten, me njerëzit, dhe në këtë Ramazan përqëndrohu në luftimin e këtij mendimi. Mundohu të agjërosh nga ky mendim tërësisht 30 ditët e agjërimit.
Katër: Agjëro tërësisht, së paku, disa orë nga rrjetet sociale
Ky veprim të ndihmon të kalosh kohë të mirë në vepra tjera shumë më të dobishme dhe rëndësishme se sa koha që kalon në gjëra koti që ofrohen në rrjetet sociale.
Pesë: Çdo ditë Ramazani jep sadaka.
Caktoja vetes si detyrë që për çdo ditë Ramazani të japësh diçka nga pasuria jote sadaka. Kjo të edukon në bujari dhe fisnikëri, të bën solidarë me nevojtarët, të ç’lidh nga dynjaja dhe të kënaq shpirtin kur e sheh gëzimin në fytyrat e atyre që u ke ndihmuar me sadakanë tënde.
Gjashtë: Fale çdo namaz të Sabahut në Xhami.
Shpërblimet e mëdha që ka ky veprim, dëlirja e shpirtit, kthjellja e mendjes dhe mbrojtjen që ta sjell ky namaz është aq i madh sa që nuk mund të përshkruhet. Andaj kujdesu për këtë veprim sidomos gjatë Ramazanit që të mbetet shprehi e jotja e mirë edhe pas Ramazanit.
Shtatë: Fali krejt ata që kanë gabuar ndaj teje.
Nuk është aspak e lehtë të falësh ata njerëz që kanë gabuar ndaj teje, ata që nuk e kanë kuptuar kufirin ku duhet të ndalen, por nëse fal do falesh, nëse ua tejkalon gabimin do ti tejkalon Allahu gabimet tuaja.
Merre listën e atyre që kanë gabuar ndaj teje dhe janë sjell keq edhe fali ata edhe harroje krejtësisht atë që kanë bërë ata kundër teje.
Për asgjë tjetër mos e bëj këtë veprim, bëje vetëm që të fitosh Kënaqësinë e Allahut, për të fituar Faljen dhe amnestin e Tij.
“Sepse shpërblimi i të mirë mirës është veç se e mira”, siç thotë Allahu i Madhërishëm.
Tetë: Merr pjesë vullnetarisht në aktivitet e ndryshme të Ramazanit.
Po, ke dhënë sadaka, ke tregu humanizëm e bamirësi me pasurinë tënde, Allahu të shpërbleftë, kjo është gjë e madhe, por mos u mjafto me kaq, por edhe vet, fizikisht, merr pjesë në këto aktivitete dhe shijo kënaqësin e Ramazanit edhe në këtë sferë.
Ka dallim në mes rastit kur ti jep pare edhe rri në zyrën tënde edhe kur ti jep pare dhe zbret vet personalisht në mejdan edhe merr pjesë edhe fizikisht në aktivitetet e ndryshme të Ramazanit. Ka dallim kur ti sheh vet me sytë e tu vuajtjet dhe problemet reale me të cilat ballafaqohen njerëzit në jetën e tyre të përditshme.
Nëntë: Ha iftar të shëndetshëm.
Zakonisht në kohën e iftarit teprohet me ushqim, e kuptimi i shëndësh i agjërimit na detyron që në sofrën e iftarit të shtrojmë minimumin e ushqimit dhe Në maksimum të largohemi nga ushqimet që na e dëmtojnë shëndetin, ushqimet shumë me kripë dhe ëmbëlsirat e shumta që shtrohen në sofrat e Ramazanit.
Dhjetë: Bëhu Rob i një prej Emrave të Bukur të Allahut.
Në fillim të Ramazanit lexo krejt Emrat e Bukur të Allahut dhe Zgjedhe një Emër prej Emrave të Bukur të Allahut dhe zhytu në kuptimin e thellë të atij emri dhe analizo domethëniet që i jep ai Emër i Bukur i Allahut. jeto si rob i Allahut me këtë Emër të Bukur të Tij. Krejt muajin kaloje me këtë Emër të Bukur të Allahut, duke lexuar mbi kuptimin e tij, ajetet që flasin mbi këtë Emër, hadithet e Pejgamberit, ﷺ, që flasin mbi ëtë Emër, sqarimet e dijetarëve dhe zbërthimet e tyre në lidhje me këtë Emër dhe përjetimet e muslimanëve të devotshëm me këtë Emër.
Në fund:
Lute Allahun që ky muaj i Ramazanit të jetë muaji në të cilin ndryshimi ytë do jetë dukshëm për nga më e mira.
O Allah! Ti që ndryshon gjendjen e njerëzve, ndrysho gjendjen tonë drejt gjendjes më të mirë!


Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit