3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhjetë këshilla për studentët para provimeve

Më të lexuarat

Nga: Amr Halid

Dhjetë këshilla për studentët para provimeve

Meqë provimet janë në prag dhe të gjithë studentët janë të proekuptuar për këtë fazë, në rreshtat në vazhdim do të mundohemi tu ofrojmë disa këshilla.
Para dhe gjatë sezonit të provimeve, studentët janë goxha të ngarkuar emocionalisht dhe në stres dhe ankth të madh. Urojmë që këshillat më poshtë, tu vlejnë sado pak.
 
1.   Rishikoni qëllimin tuaj me profilin e studimeve që keni zgjedhur. Nuk ka përse qëllimi juaj me këto studime të jetë thjesht diploma dhe marrja e një note kaluese. Le të jetë qëllimi yt diçka shumë herë më e madhe, studio me qëllimin që të ofrosh zhvillim dhe kontribut në atë fushë, që vendi dhe populli yt të përparojë.
Qëllimet dhe synimet madhore, janë një katalizator energjish, ato bëjnë të shpërthejë vullneti dhe të ndizet dëshira. Prandaj, cakto një qëllim madhor për studimet e tua, kij një ëndërr për të ardhmen në atë fushë, imagjinoje veten ku do të jesh pas 20 viteve. Sigurisht, qëllimi madhor do të ta lehtësojë shumë çështjen e studimit para dhe gjatë sezonit të provimeve.
 
2.   Vullnet i çeliktë për të mos e ndarë librin nga jeta jote, për ta parë atë si formë kënaqësie dhe jo si formë stresi dhe mërzie. Vullneti i fortë është një vendim që marrim në trurin tonë, i cili forcohet në mënyrë të përshkallëzuar me kalimin e kohës. Do të habitesh edhe vetë me aftësinë tënde për të lexuar dhe përthithur mësimet dhe kjo falë vullnetit të çeliktë, të cilit i parapriu një qëllim madhor.
 
3.   Studio në një ambient të qetë, larg çdo gjëje që të tërheq vëmendjen. Dakordohu me familjarët apo me kolegët që ta ndihmoni njëri-tjetrin për një ambient dhe atmosferë sa më të qetë në këtë sezon.
 
4.   Organizoje kohën tënde. Vendos një kalendar studimi të ndarë në ditë dhe orë, duke përcaktuar edhe synimet e tua, deri ku do të arrish. Le të jetë ky një kalendar aktual dhe i ekuilibruar, në të cilin përfshihen edhe kohët e çlodhjes dhe pse jo edhe të dëfrimit. Mandej, këtë kalendar vendose në dhomën tënde dhe respektoje çdo ditë. Nuk prish punë që të ndryshosh dhe korrigjosh ndonjë gjë tek kalendari, por pa u demoralizuar nëse ke dështuar në zbatimin me përpikëri e njërës nga pikat.
 
5.   Cakto një kohë për tu çlodhur dhe dëfryer. Po, organizmi edhe në kohë provimesh ka nevojë për relaks. Bëje këtë në mënyrë të organizuar dhe disiplinuar, pasi të ndihmon të mos humbasësh përqendrimin, por jo ta kalosh gjithë ditën duke u dëfryer. Në këtë rast, çlodhja duhet të shihet si pjesë e programit të studimit.
 
6.   Lexo diçka shpirtërore çdo ditë, lexo ndonjë pjesë sado të vogël nga Kurani, pasi të mbush me energji shpirtërore dhe hyjnore e cila të përmirëson humorin dhe të ndihmon të jesh i përqendruar.
 
7.   Çfarëdo të ndodhë, mundohu ta ruash qetësinë dhe të mos tensionohesh, pasi tensionimi nuk të ndihmon në asgjë. Ai ta humbet aftësinë për tu përqendruar dhe studiuar.
 
8.   Mundohu të ecësh qoftë dhe gjysmë ore në ditë. Të ecurit e aktiviziton organizmin dhe çlodh trurin. Ai nuk hyn tek sportet e rënda, të cilat të raskapisin fizikisht. Veç aspektit fizik, të ecurit të ndihmon të ruash peshën, pasi disa studentë gjatë sezonit e shtojnë dozën e të ngrënit.
 
9.   Mbylle celularin gjatë studimit.
 
10.Cakto një kohë të caktuar për tu lutur që Zoti të të japë sukses dhe të të mbështesë për rezultate sa më të mira. Bëje këtë i sigurt se Zoti do ta pranojë lutjen tënde. Veç kësaj, mos harro se lutjet të mbushin me shpresë dhe optimizëm, ato janë një katalizator energjish. Lutjet verbale janë një formë e mirë edhe për shkarkimin e tensionit dhe emocioneve negative.
Kërkoju dhe prindërve që të luten për ty, pasi lutjet e tyre janë të pranuara.
 
Suksese!
    
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit