-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dhenia e fetvave pa dituri adekuate sheriatike?

Më të lexuarat

Pyetje: I nderuari hoxhe! Disa profesoresha u pergjigjen nxeneseve ne disa ceshtje sheriatike, ndersa ato nuk e kane diturine e duhur sheriatike.
Cili eshte statusi i kesaj?

Pergjigja:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Përgjigjja në këtë pyetje përbëhet prej dy pjesëve.

Pjesa e parë ka të bëjë me nxënëset, ndërsa pjesa e dytë me profesoreshat. Sa i përket nxënëseve, pra ato që pyesin, e kanë të lejuar të pyesin atë njeri që e konsiderojnë kompetent të japë fetva, gjegjësisht atë për të cilin dihet se ka dituri të duhur sheriatike.
Ngase këto janë pyetje që kanë të bëjnë me fenë, andaj muslimani duhet të jetë i kujdesshëm.
Njeriu që dëshiron të niset për në rrugë dhe vendos të pyes për atë rrugë, atëherë ai nuk e pyet këdo, por vetëm atë që e njeh si udhëzues të mirë në atë rrugë.
Kështu, ai që niset rrugës e cila të çon te i Gjithëmundshmi, d.m.th. te Sheriati i Tij, ai nuk duhet ta pyes këdo, por duhet ta pyes vetëm atë që e di apo që e konsideron se ai është prej njerëzve kompetent në dhënien e fetvave.
Ndërsa, sa u përket atyre që japin fetva pa dituri adekuate sheriatike (profesoreshat), kjo atyre nuk u lejohet.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (El-Araf: 33)

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e ka krahasuar me shirkun nëse flitet për Të pa dituri.
Zoti i Lartësuar thotë: “Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija?” (El-En’am: 144)
I Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush gënjen qëllimisht mbi mua, le t’ia përgatisë vetes vendin në Xhehenem.” (Buhariu, kaptina: “Dituria”, 110; Muslimi, “Hyrje”, 3, prej Ebu Hurejres (radiallahu anhu), ndërsa transmetohet edhe prej sahabëve tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

Detyrë e atij që pyetet për diçka rreth fesë së Allahut xh.sh. është që mos të përgjigjet, përveç nëse ka njohuri për të, qoftë nëse atë dituri vetë e ka fituar (nëse është kompetent që pavarësisht t’i hulumtojë argumentet) apo nëse e ka marrë prej ndonjë dijetari të besueshëm.
Çështja e dhënies së fetvave është çështje e dinit (fesë) dhe ai që e bën këtë, duhet të jetë i vetëdijshëm se flet në emër të fesë së Allahut (subhanehu ve te’ala), e kam fjalen, flet ne emer te dispozitave te Tij dhe ne emer te Sheriatit te Tij.
Pikerisht per kete, myftiu (ai qe jep fetva) duhet te jete shume i kujdesshem. (Shejh Iben Uthejmini, Udhezues per nxenesen besimtare)

Shejh Iben Uthejmini ,Allahu e meshirofte!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit