7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Devotshmëria të sjell rrugëdalje nga nuk ta merr mendja

Më të lexuarat

Thabiti ishte një djalë i ri  që i përmbahej fesë. Një ditë shkoi afër lumit  të marr abdest dhe aty  gjeti një mollë të cilën e hëngri pa menduar fare. Në ato momente iu kujtua se ajo mollë ishte mall i huaj, andaj vendosi ta kërkoi pronarin e saj. Kur e gjeti dhe i tregoi pse ka ardhur, ky veprim e habiti pronarin e mollës. “Do ta bëj hallall, por nëse punon tek unë një vit në kopshtin tim!” Thabiti e pranoi këtë duke i thënë  vetes: “Më mirë ta përjetoj vështirësinë e kësaj bote se sa dënimin e ahiretit. “Pas një viti, Thabiti u nis të shkoj, mirëpo pronari i tha: “Nëse dëshiron tët falë plotësisht, duhet të martohesh me vajzën time!” Mirëpo ajo është e shurdhër, memece, e verbër, pa duar dhe pa këmbë!” Thabitit i ra bota mbi kokë, mirëpo për hir të Allahut dhe frikës nga dënimi i ahiretit për hakun e huaj pranoi këtë propozim.

Kur erdhi momenti të shoh gruan e ardhshme, para tij doli një vajzë e bukur dhe e shëndetshme. “Babai yt më tha se ti je e shurdhër, memece, e verbër…” “Jam e shurdhër sepse nuk dëgjoj atë që Allahu nuk e do. Jam e verbër sepse nuk shoh gjëra të ndaluara. Jam memece sepse mundohem të flas vetëm mirë. Dora ime asnjëherë nuk i është afruar haramit, ndërsa këmbët e mia nuk kanë ecur drejt të ndaluarës. Babai më ka edukuar në këtë mënyrë, dhe ka pritur gjatë një djalë sikur ti që është aq i devotshëm!” Nga kjo martesë ka lindur djali i Thabitit, Numani, i njohur si Ebu Hanife, kolosi i madh i Umetit tonë dhe imami ynë.

Allahu i Madhërishëm premton në Kuran se atyre që janë të devotshëm do t’u jap rrugëdalje nga nuk ua merr mendja. Është e pamundur që të jesh i devotshëm, ndërsa Ai mos t’i hap dyert kur ato mbyllen. Por, kujdes, mos prit rrugëdalje para se ta japësh provimin e parë – të jesh i devotshëm.

Përshtati: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit