10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Rizgjimin dhe rimëkëmbjen s’e ndal më asnjë shejtan..!

Më të lexuarat

Që ky ymmet do të rizgjohet e do të rikthehet tek lavdia e tij, do të rizgjohet e do të rikthehet, me mbarësinë e All-llahut!

Por, kjo nuk ndodh me ëndrrime verore, as me fluturime adoleshente, as me përtaci bembelësh genetikë, as me frikën në palc, as me opurtunizma, as me servilë e servilizma, as me injorantë e derdimenë të maskuar me devotshmëri e fetarizëm, as me kokën e ulur para “të mëdhenjve”, që historinë e kanë shkruar me fëlliqësi, mashtrim e hile, as me.., as me…

Rizgjimi e rikthimi tek lavdia kërkojnë besim të fortë, korrektësi me Zotin, dorëzim para Tij, vetëmohim e sakrificë, dije e njohuri, kulturë e inteligjencë, forcë karakteri e aftësi dialogu, qëndresë para presionit, kurajo për të thyer mure e pengesa, krahë të fortë e motiv shpirti, korrektësi me qëllimin, shpresë e optimizëm, por edhe shumë më shumë se kaq!

Rizgjimi dhe ringritja kërkojnë besim absolut tek çdo detaj i kauzës, (i thënë a i pathënë, i lexuar a i palexuar, i kuptuar a i pakuptuar), edhe tek ato detaje, që armiqtë shekullor të Islamit, (armiqtë e vetë njerëzimit), mundohen e përpiqen ditë-natë të largojnë vëmendjen e muslimanëve prej tyre, çdo detaj, pa përjashtim!

Dhe, mbi të gjitha, kur All-llahu ta jep të mbarën dhe të mbron nga pabesitë dhe hilet e shumë duarve të fëlliqura, të bëra së bashku, do të thotë se nuk ka forcë e shejtan në botë që të ndalon e të vë fre!

Ju kujtohet, si i tha Resulull-llahu (a.s), Ibni Abbasit, në hadithin e gjatë: “… Dhe dije, se sikur e gjithë bota të mblidhen të të dëmtojnë, nuk do të dëmtojnë vetëm se me diçka që ta ka shkruar All-llahu…”

Por, mbi të gjitha, vlen leximi i saktë i këtij hadithi, që në fakt është hadithi i rinisë islame, i çdo të riu musliman: “O djalë, po të mësoj ca fjalë, mësoji përmendësh: Ruaje All-llahun, të të mbrojë! Ruaje All-llahun, do ta gjesh kudo pranë teje! Kur të lutesh, lutju All-llahut! Kur të kërkosh ndihmë, kërko nga All-llahu! Dije, se sikur e gjithë bota të ngrihen për të të sjellë dobi, nuk do të sjellin dobi, vetëm nëse ta ka shkruar All-llahu! Dhe dije, se sikur e gjithë bota të mblidhen të të dëmtojnë…”

Prandaj, flini të qetë dhe le të punojë secili për kauzën e tij, sepse e zeza e ka jetën e shkurtër dhe, natyrshëm, kur nisin të bien perandoritë e së keqes dhe aleatët e tyre, sigurisht që do të shkelmojnë.., shumë do të shkelmojnë, ata dhe aleatët e tyre shumëllojësh e shumëngjyrësh..!

Imam Muhamed B. Sytari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit