4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Devotshmëria dhe Ligësia

Më të lexuarat

Devotshmëria dhe Ligësia

devotshmeria

Përshkrim: Një thirrje nga Allahu për njerëzimin që të ngrënë nga gjërat e pastërta të cilat i ka krijuar Ai dhe një paralajmërim për të mos ndjekur rrugët e ndryshme të së keqes.


“O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur. Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini” (Kuran, 2:168-169)


Zoti i bën thirrje gjithë njerëzimit, besimtarëve dhe jobesimtarëvë, që të mendojnë për diçka që mbajmë çdo ditë: USHQIMIN.  Zoti bën që çdo gjë të del nga toka: drithëra, fruta, perime dhe mish për njerëzit që të ushqehen nga këto, por Ai na ndalon relativisht pak gjëra për të ngrënë të cilat janë të dëmshme për ne.

Çdo ushqim është i lejuar sipas Ligjit të Allahut, përveç asaj çfarë është ndaluar nga Ai, që është e vjedhur ose marrë pa leje, me ç`rast është thyer Ligji i Allahut. Ushqimet më të mira për ne janë ushqimet natyrale, biologjike dhe të shëndoshë, pra ushqime që vijnë nga Allahu. Por, kur njeriu fillon të ndryshoj zinxhirin e ushqimit, ata prodhojnë diçka të re, sëmundje të reja si p.sh. “Sëmundja e lopës”. Ne duhet të jemi falënderues ndaj Allahut me atë që na furnizon.

Ky ajet gjithashtu vë në pah që është detyrim i njeriut për të ngrënë aq sa ka nevojë për të mbajtur gjallë shpirtin. Shkuarja drejt ekstremit, si p.sh. mosngrënia për të humbur peshë vetëm për tu dukur i/e bukur nuk është e lejuar.

Zoti gjithashtu e urdhëron njerëzimin për të mos ndjekur gjurmët e shejtanit, dmth. atë çfarë udhëzon shejtani.
Së pari: Shejtani është i vërtetë (ekziston).
Së dyti: Islami na tregon gjithçka për shejtanin që është e rëndësishme për ne, përfshirë edhe atë se si të mbrohemi nga ai.
Çfarë urdhëron shejtani? Mosbesim, padrejtësi, mëkate dhe ngrënia e ushqimit çfarë Allahu na ka ndaluar.

Zoti na kujton se shejtani është armiku ynë, prandaj njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm. Allahu nga Mëshira e tij nuk është ndalur se lajmëruari që të mos ndjekim gjurmët e shejtanit, e na paralajmëroj se:

1.Shejtani urdhëron për në të keqën. E keqja në vete përfshin edhe të gjitha mëkatet.

2.Shejtani urdhëron prishjën e martesës, amoralitet, pirjen e alkoolit, dehjen dhe vrasjen.

3.Urdhri më i madh i shejtanit është nxitja për të thënë për Zotin diçka çfarë ne nuk e dimë.


Mashtrimi më madh i shejtanit për t`i devijuar njerëzit është që ata të thonë se Zoti ka një djalë, një ortak , që ta paramendojmë Zotin si një plak të vjetër që është ulur në qiell, të mendojmë se Zoti do t`i dënoj të gjithë ose do t`i mëshiroj të gjithë pa pasur njohuri për këtë vet Zoti, apo për të thënë se Zoti lejon këtë apo ndalon këtë pa pasur ndonjë njohuri bazë për atë se çfarë ka thënë Zoti vet.
E sa për Zotin, Ai urdhëron drejtësi dhe ndalon vepra të pamoralshme dhe të padrejta.

Çdo njeri duhet të shikoj se çfarë beson për t`u siguruar se është duke ndjekur udhëzimin e Zotit dhe se ai nuk bie pre e mashtrimeve te Shejtanit.


Përktheu: Dren Ajeti

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

Referencë: Islamhouse.com – deutsch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit