10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Devijimi

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Devijimi

Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Në mesin e lutjeve në Kuran gjendet një lloj i rëndësishëm e cila merret me brishtësinë dhe dobësinë tonë. Fakti mbetet që ne nuk duhet të mendojmë kurrsesi se për shkak se ne besojmë në Allah, dhe për shkak se ne jemi besimtarë, çdo gjë do të jetë e lehtë dhe nuk do të humbim asgjë.
Ato që po më dëgjojnë mua, apo ato që po agjërojnë, mund të thonë: ‘Po ne besojmë në Allah dhe en jemi besimtarë. Por Allahu po na kërkon ne që të kthehemi pas tek Ai, për të na ndihmuar ne në besimin tonë në mënyrë të qëndrueshme dhe me bindje.
Në Kuran thuhet:” O Zot, mos i bëj zemrat tona që të devijojnë prej udhëzimit Tënd dhe na dhuro në mëshirën tënde. Ti je më shpërblyesi.”
Pika më thelbësore që duhet kuptuar këtu është: “Na vendos ne në rrugë dhe na drejto ne drejt saj”. O Zot na e bëj të sigurt se ne nuk do të devijojmë nga udha jote dhe se asgjë nuk do të ndodhë në jetën tonë, që do të mund të na bëjë zemrën tonë që të devijojë.
Ajo mund të devijojë aksidentalisht. Ne kemi jetët tona të përditshme, punët tona, aktivitetet etj, që janë ngadalë si ditë të suksesshme ashtu edhe të dështuara, që na bëjnë ne të harrojmë rrugën dhe praninë e Zotit. Gjithçka e papritur mund të ndodhë në jetën tonë dhe që mund të na bëje ne kështu të pakujdesshëm dhe harraq. Pra ne kthehemi tek Ai jo vetëm gjatë Ramazanit por çdo ditë të jetës sonë duke kërkuar tek i Vetmi, që në të vërtetë  mund të na ndihmojë ne që të besojmë më shumë tek Ai, për të mos u bërë të pavëmendshëm, dhe për të mos qenë të udhëhequr nga një jetë që nuk është e bazuar mbi ‘dhikrin’ dhe në marrëdhënien tonë me  Atë.
Fundi i ditës ka lidhje me përulësinë. Ne duhet të kuptojmë se edhe pse besimi dhe angazhimi jonë janë është I fortë, gjithçka është e brishtë. Në këtë jetë tejet të brishtë edhe besimi mund të jetë gjithashtu I brishtë, nese nuk vijmë tek Ai dhe I kërkojmë që të na ndihmojë dhe të na mbajë fort. Ne kemi nevojë për praninë e tij në mënyrë që të mos devijojmë. Ky është thelbi I ajetit që ne cituam më parë.
Duke i shtuar këtë, ajo shprehet për veten tonë. Ju jeni të angazhuar. Ju jeni myslimane. Dhe mos jini arrogant. Çdo gjë mund të ndodhë nesër që do të mund tju bëjë ju që të humbni besimin tuaj. Me njerëzit rreth teje mos ji gjykues sepse mund të ndodhë që ato që nuk besonin të besojnë nesër dhe ti të mos jesh më dhe të mbetesh ashtu siç ke qenë. Pra përulësia me veten dhe mos pasja e gjykimit në lidhje me njerëzit përreth teje janë me të vërtetë tejet të rëndësishme.
Kurrë mos harro tu thuash njerëzve që i do se ti i dashuron ato. Besimi është i brishtë dhe e tillë është edhe jeta…..
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit