8.2 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Detajet e një telefonate mes Trump dhe Netanyahut: “Bëj atë që duhet të bësh”

Më të lexuarat

E cilësuar si “bisedë shumë të bukur” me “luftën” si kryefjalë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka biseduar në telefon me ish-presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi Zyra e kryeministrit izraelit të dielën.

“Kryeministri Netanyahu përsëriti atë që ka thënë tashmë publikisht: Izraeli merr parasysh pyetjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund do të marrë vendime bazuar në interesat e tij kombëtare”, tha Zyra.

Trump, kandidati republikan për presidencën amerikane, më vonë u tha gazetarëve në Filadelfia se kishte një “bisedë shumë të bukur” me Netanyahun të shtunën.

Udhëheqësi izraelit i kërkoi atij mendimin e tij se çfarë të bënte për Iranin, tha ai.

Izraeli po shqyrton përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmeve të fundit raketore iraniane.

“Ai më pyeti se çfarë mendoja. Dhe unë vetëm thashë, ‘bëni atë që duhet të bëni’,” tha Trump. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit