-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Detaje të reja mbi 14 pakot-bombë në SHBA, njihuni me ish-striptistin që terrorizoi Amerikën

Më të lexuarat

Një burrë është arrestuar për pakot që përmbanin lëndë shpërthyese, dërguar në SHBA, politikanëve demokratë dhe personave të tjerë që kritikonin Trump.

Bëhet fjalë për një 56 vjeçar të bardhë, i quajtur Cesar Sayoc, me preçendentë të mëparshëm për kërcënime terroriste.

Sayoc, i cili është ndaluar në Miami, është akuzuar për 5 krime federale dhe rrezikon deri në 48 vjet heqje lirie. Ndërkohë janë identifikuar edhe dy pako të tjera të dyshimta: janë të paktën 14 në total.

E para nga dy pakot u identifikua para se t’i dërgohej ish shefit të CIA James Clapper, ndërsa e dyta ishte destinuar për Tom Steyer, financues i demokratëve.

Cesar Sayoc është në të vërtetë një ish-striptist, i fiksuar pas fitnesit, i cili kishte si ëndërr të bëhej një boksier profesionit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat citojnë disa burime, sipas të cilave del se Sayoc kishte edhe probleme me përdorimin e steroideve.

Rezulton se ka një shtëpi edhe në Aventura, një qytet në Atlantik, mes Miami dhe Fort Lauderdale. Deri tani janë identifikuar 13 pako me lëndë eksplozive. Shumë janë dërguar nga një postë në Florida. Pakoja e fundit ishte adresuar për tek senatori demokrat Cory Booker, edhe në këtë rast, një ndër zërat më kritikë kundër Donald Trump.

Fotoja e Trump mbi furgonin e të arrestuarit – Mbi dritaret e personit të arrestuar gjatë hetimeve për pakot-bombë, rezultojnë disa foto të presidentit Donald Trump.

Këtë e demostrojnë pamjet e CNN, të marra nga një helikopter. Mbi dritare duken edhe flamuj amerikanë, simbole të presidencës amerikane dhe një ofendim për CNN, një ndër kanalet kundërshtare të Trump.

Fbi: “13 pakot nuk ishin false, mund të shpërthenin”.

Një gjë të tillë e deklaroi në një konferencë për shtyp drejtori i FBI, Chris Wray.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit