-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dështojnë bisedimet për vendosjen e paqes në Siri

Më të lexuarat

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet e regjimit të Esadit në Siri, Kombet e Bashkuara ndaluan evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Humusit.

Ndërkaq edhe në bisedimet për gjetjen e zgjidhjes së krizës në Siri që mbahen në Gjenevë nuk u arrit në ndonjë rezultat.

Në raundin e dytë të takimeve Gjeneva 2 mes përfaqësuesve të qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve nuk u arrit në rezultate konkrete.

Gjatë bisedimeve të mbajtura nën patronazhin e El Ahdar el Ibrahimi, përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, palët nuk arritën në konsensus dhe nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre.

Bëhet e ditur se pengesa më e rëndësishme gjatë bisedimeve ishte mospranimi i përfaqësuesve të qeverisë për të biseduar në lidhje me formimin e një qeverie të tranzicionit.

El Ibrahimi kërkoi falje nga populli sirianë për dështimin e këtyre bisedimeve.

Kriza në Siri ishte temë e bisedimeve mes Presidentit të SHBA, Barak Obama dhe Mbretit të Jordanisë, Abdullah.

Obama tha se është e qartë se krizës në Siri nuk do ti gjendet një zgjedhje politike brenda një kohe të shkurtë dhe se tani duhen hedhur hapat të reja për të larguar Esadin nga pushteti.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri gjatë vizitës së tij në Kinë kërkoi nga bota e qytetëruar që të përkrahin popullin sirianë, që mbetet i ekspozuar ndaj dhunës çdo ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit