8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndalen ndihmat humanitare ndaj kampit të refugjatëve Jermuk në Siri

Më të lexuarat

Refugjatët palestinezë që ndodhen në kampin Jermuk në Siri sërish ballafaqohen me urinë.

Bëhet e ditur se në këtë kamp për më shumë se 1 javë është ndalur shpërndarja e ndihmave të Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratën e bërë nga Organizata për Ndihma të Refugjatëve Palestinezë pranë Kombeve të Bashkuara, regjimi i Esadit nuk lejon shpërndarjen e ndihmave refugjatëve palestinezë që ndodhen në kampin Jermuk në afërsi të kryeqytetit Damask.

Në këtë deklaratë ku theksohet se në kamp për më shumë se një javë nuk bëhet shpërndarja e ndihmave humanitare dhe materialeve mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se jeta e civilëve të detyruar të jetojnë në kampin e rrethuar është e rrezikuar.

“Tanimë ka filluar të konsumohen edhe 6 mijë e 500 pako me ushqim dhe materiale sanitare të shpërndara në kamp së fundmi më 18 janar. Jeta e civilëve në këtë kamp, posaçërisht të nënave dhe fëmijëve është e rrezikuar për shkak të mungesës së ushqimit”, u tha ndër të tjera në këtë deklaratë.

Organizata për Ndihma të Refugjatëve Palestinezë pranë Kombeve të Bashkuara nga shoqëria ndërkombëtare kërkoi që kampi të furnizohet rregullisht dhe në mënyrë të konsiderueshme me ndihma humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit