3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dështojnë bisedimet, Maqedonia më thellë në krizë (Video)

Më të lexuarat

Pas 10 orë bisedime në rezidencën e BE-së në Përzhino, katër liderët e partive politike në vend nuk kanë arritur marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit. Më poshtë i keni deklaratat e kryetarëve të partive politike dhe komisionerit Johannes Hahn, ndërsa Menduh Thaçi nuk ka pranuar të deklarohet para medieve.
LSDM nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, pasi vlerëson se në vend nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Zoran Zaev, numri një i LSDM-së në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha:

“Për ne nuk janë të pranueshme zgjedhjet. Pa u rregulluar në kohë çështja e mediave dhe pastrimi i listës zgjedhore, ne nuk marrim pjesë në zgjedhje. Do të vazhdojmë, për zgjedhje fer dhe demokratike”.

https://www.youtube.com/watch?v=8KL2Kfx6mho

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit, u shpreh se palët negociuese kishin dallime dhe nuk kanë arritur të merren vesh për datën e zgjedhjeve.

“Nuk patëm sukses. Të gjitha palët patëm dallime. Nuk arritëm të pajtohemi rreth Marrëveshjes së Përzhinos”, u përgjigj shkurt pas mbarimit të takimit kreu i BDI-së Ali Ahmeti, transmeton Portalb.

https://www.youtube.com/watch?v=9rDSP40X-KA

Nga ana tjetër Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së për dështimin e bisedimeve në Përzhino fajin e ka adresuar tek oponenti i tij Zoran Zaev

Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve pasi është i vetëdijshëm për humbjen e thellë që e pret.

“Ka kohë që deri në zgjedhje gjitha cështjet të kryhen. Vetëm një njeri tenton që ta vazhdojë dhe ta thellojë krizën, sepse me sjelljet e tij kriza mundet vetëm të thellohet”, tha Gruevski, duke aluduar në liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

https://www.youtube.com/watch?v=ZKNvM-k9U4s

Pas përfundimit të takimit para mediave është prononcuar edhe eurokomisari Johannes Hahn. Ai ka shprehur dëshprimin e tij pas përfundimit të bisedimeve me krerët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të cilat nuk kanë treguar vullnet për zgjidhje.

“Shteti në këto moment është në gjende të rëndë. Tani gjithçka varet nga partitë, ky është vendim i shtetit dhe i parlamentit”, ka deklaruar Hahn duke potencuar se faktori ndërkombëtar do të jetë këtu për të ndihmuar.

https://www.youtube.com/watch?v=JKLb56-P6rs

Ndërkaq, kryetari i PDSH Menduh Thaçi nuk pranoi të prononcohet para mediave.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit