4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dëshmi se Vuçiç ka organizuar dhe urdhëruar sulmin në Banjskë

Më të lexuarat

Pohimet e presidentes Osmani në një media arabe

Prishtina ka prova se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka organizuar dhe urdhëruar sulmin në Banjska më 24 shtator, tha së fundi presidentja Vjosa Osmani.

Në një intervistë për televizionin arab Al Aan, ajo tha se këto dëshmi janë konfirmuar nga aleatë dhe partnerë të shumtë të Prishtinës, por se është në dorën e vendeve të NATO-s të vendosin nëse dhe kur duan ta publikojnë.

Osmani akuzoi gjithashtu Beogradin zyrtar për trajnime, armatosje dhe financim të vazhdueshëm të grupeve terroriste me synimin e sulmeve të mundshme. Ajo shtoi se Kosova është plotësisht e përkushtuar për dialog, por se Serbia jo.

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do të zbatojë marrëveshjet e dakorduara. Kjo tregon se ata nuk janë pro dialogut dhe me sulmin ndaj Kosovës më 24 shtator po ashtu treguan se janë të prirur ndaj dhunës, gjë që është për të ardhur keq, sepse dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen afatgjatë në rajonin tone”, theksoi Osmani.

Edhe pse Beogradi pretendon se nuk do ta njohë Kosovën, Osmani me besim thotë:

“Një ditë do ta njohë. Shpresojmë më shpejt se sa vonë. Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit