3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Dëshirojmë që Palestina dhe Izraeli të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes”

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas tha se “Një marrëveshje e paqes nuk mund të imponohet nga SHBA-të apo nga ndonjë vend tjetër. Izraelitët dhe palestinezët duhet të punojnë bashkë për marrëveshjen e paqes. Dhe në fund ne dëshirojmë të shikojmë që Palestina dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes”.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë Trump dhe Abbas kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Trump duke vënë në dukje se dëshiron të shikojë që pala izraelite dhe palestineze dakordohen mirë, ai është shprehur se me këtë takim janë përpjekur për të hedhur një hap të ri për paqen e Lindjes së Mesme, por sipas tij, procesi i paqes do të jetë i mundur si rezultat i bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

“Për paqen Izraeli dhe Palestina duhet të punojnë bashkë”

Ndër të tjera duke bërë të ditur se SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë çdo kontribut për procesin e paqes Trump është shprehur “Një ditë dëshiroj të takoj sërish këtu Abbas për nënshkrimin e një marrëveshjeje e cila shkon drejt paqes me Izraelin dhe që siguron një përparim serioz drejt paqes.”

“Duhet të përfundojë pushtimi izraelit”

Ndërsa Mahmud Abbas ka theksuar se beson ende se ka një shans për paqen në Lindjen e Mesme, por se për këtë nevojiten të hidhen disa hapa.

“Ka ardhur koha që Izraeli të përfundojë pushtimet e tij në territoret tona. Preferenca jonë strategjike është arritja e një marrëveshjeje të paqes me bazën e një zgjidhjeje me dy shtete në kuadër të kufijve të vitit 1967”, është shprehur Abbas, duke theksuar se Izraeli duhet të njohë Palestinën dhe gjithashtu Palestina duhet të njohë Izraelin.

Ndër të tjera Abbas ka vënë në dukje se si popull i Palestinës dëshiron të drejtën që të përcaktojnë lirinë, nderin dhe të ardhmen tyre dhe kanë besimin se Trump është i vendosur për paqen në Lindjen e Mesme. Pasi ka shtuar më tej se në botë nuk kanë mbetur shumë popuj që përballen me pushtim si populli i Palestinës, Abbas ka tërhequr vëmendjen për rëndësinë e hapave që duhen hedhur për gjetjen e zgjidhjes në çështjen e refugjatëve dhe të burgosurve palestinezë.

Ndër të tjera Abbas ka theksuar se nëse do të arrihej një marrëveshje, do të hapet rruga e normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve islame dhe Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit