0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dëshira për protagonizëm e bën Hashim Thaçin figurë qesharake në Strasburg (FOTO)

Më të lexuarat

Hashim Thaçi ka dashur me çdo kusht të jetë sot në Strasburg për të marrë hise në nënshkrimin e MSA’së. Por në vend të kësaj, Zëvendëskryeministri ka përfunduar në fund të sallës; bashkë me fotoreporterët lokalë.
Kryeministri Isa Mustafa dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini nënshkruan pak çaste më parë MSA’në përmes një ceremonie modeste në Strasburg.

Atje ishte edhe Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili dy-tri ditët e fundit ka provuar ta marrë kreditin për këtë arritje të vendit. Por nga fotot që dolën nga kjo ngjarje, mund të shohim Thaçin në një pozitë qesharake.

Në një foto të parë, përpara se të vinin në sallë përfaqësuesit e BE’së, z. Thaçi shihet në një tavolinë me Kryeministrin Mustafa dhe Ministrin Çollaku. Aty ai ka një fytyrë të ngrysur. Por kjo situatë komike ka vazhduar më tutje, kur në sallë është futur zonja Mogerini.

Në atë rast, për shkak të protokollit, Thaçi është detyruar të lëviz nga tavolina duke përfunduar në shoqëri të fotografëve dhe gazetarëve që po e mbulonin ngjarjen. Normalisht, ky është çmimi që e paguan secili që dëshiron protagonizëm me çdo kusht./Expressncnn

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit