12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Derisa Boshkovski lihet i lirë, shqiptarët e “Monstrës” dhe “Kumanovës” kalben burgjeve

Më të lexuarat

Lirimi nga burgu i ish ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski ka shkaktuar reagime të ashpra nga avokati i të dënuarve me burgim të përjetshëm për rastin Monstra, Naser Raufi dhe eksperti juridik Mersim Maksuti, shkruan Almakos.

Sipas avokatit Naser Raufi, Prokuroria Speciale ka qasje selektive të procesuimit të lëndëve. Ai nuk mundet të kuptoj se si është e mundur që Prokuroria Speciale ende nuk ka marrë përsipër asnjë lëndë ku është cenuar interesi i shqiptarëve. Madje në vend se të merret me rastin “Monstra” ku bëhet fjalë për jetën dhe lirinë e personave të pafajshëm që me vite të tëra vuajnë burgun, ata ju japin prioritet lëndëve që objekt të veprës penale kanë objektet ndërtimore.

“Edhe pse nuk besoj që Prokuroria special ka luajtur një rol të rëndësishëm në lirimin e Lube Boshkovskit, megjithatë ende nuk mundem ta kuptoj se si është e mundur që Prokuroria Speciale ti japë përparësi lëndëve tjera përpara Monstrës. U bënë 4 vite që shqiptarë të pafajshëm kalben në burg dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Prokuroria Speciale merret me lëndë të objekteve të Fiat Canovskit ose tjera”, ka deklaruar për portalinAlmakos, avokati Naser Raufi.

Në vazhdim Raufi ka pyetur publikisht Prokurorinë Speciale pse asnjëherë nuk kanë dalur me qëndrim konkret se deri ku kanë arritur me proceduimin e lëndës për rastin “Monstra”, edhe pse lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev tashmë 6 muaj i’a ka dorëzuar gjitha përgjimet për rastin në fjalë.

“Kisha dashur që publikisht të kërkojë nga Prokuroria speciale që me më seriozitet ti qaset rastit “Monstra”, sepse bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Ka 6 muaj që Zoran Zaev ia ka dorëzuar përgjimet për këtë rast Prokurorisë, pse ata ende nuk dolën me qëndrim se deri ku kanë arritur me këtë rast”, shtoi Raufi.

Ndërkaq sipas ekspertit juridik, Mersim Maksuti, kontributi i Prokurorisë Speciale për lirimin e Boshkovskit është edhe një dëshmi që drejtësia në Maqedoni nuk vepron njësoj për të gjithë, por ajo aplikohet në mënyrë selektive.

“Ky është një vendim që tashmë është dëshmu në praktikën e funksionimit të këtij shteti ku drejtësia nuk vepron njësoj për të gjithë por ajo aplikohet në mënyrë selektive. Si rezultat i humbjes së besimit në institucionet e këtij shteti nga organet e ndjekjes dhe nga gjykatat kërkohet patjetër edhe rasti Monstra të merret si lëndë procesuimi nga Prokuroria speciale”, deklaroi për Almakos, eksperti juridik, Mersim Maksuti.

Ndryshe, Lube Boshkovski sot pas ditë është lënë i lirë nga burgu i Idrizovës në Shkup.

Boshkovski ka qenë në burg për 5 vite, nën akuza për financim ilegal të kampanjës zgjedhore si dhe ai u akuzua edhe për pjesëmarrje në vrasjen e Marijan Tushevskit dhe Kiro Janev gjatë vitit 2001.

Prokuroria Speciale Publike e Shkupit nisi proces hetimore për vërtetimin e fajsisë së Lube Boshkovskit me emër “Tortura” ku vërtetoi se, Boshkovski është burgosur si rrjedhojë e një hakmarrje politike nga ish shefi i DSK-së Sasho Mihajllkov./Almakos

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit