1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deri ku shkon Izraeli, ky zjarrvënës i botës, duke parathënë zjarrin që i pret…

Më të lexuarat

Al-Aksa duke u djegur me mesazhin: “Së shpejti, kjo është një fitore absolute”.

Organizata e ekstremit të djathtë Temple Mount Activists në Izrael publikoi një video që tregon një simulim të djegies së xhamisë Al-Aksa.

Një video e postuar nga organizata në llogarinë e saj në Platformën X tregoi Kupolën e Shkëmbit brenda kompleksit Al-Aksa të rrethuar nga një zjarr i madh, me komentin “fitore absolute” të shkruar krahas videos. Më pas e njëjta video është ripostuar me komentin “në ditët në vijim”.

Me një dënim të gjerë në mediat sociale palestineze dhe arabe, Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze reagoi ndaj iduke postuar në llogarinë e saj në Facebook: “Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës paralajmëron për rrezikun e organizatave ekstremiste hebreje që kryejnë një krim të madh kundër Al-Aksa”.

Në deklaratën e saj, Ministria theksoi se kjo nuk është hera e parë që të ashtuquajturit aktivistë të malit të Tempullit nxisin djegien e xhamisë Al-Aksa, duke treguar vazhdimisht Kupolën e Shkëmbit kur flitet për ndërtimin e tempullit të supozuar.

Deklarata shton se Ministria e konsideron nxitjen e vazhdueshme shumë të rrezikshme, “veçanërisht pasi vjen në një kohë të përshkallëzimit të sulmeve nga ekstremistët hebrenj në xhami dhe kryerjes së lutjeve talmudike dhe ceremonive fetare në oborrin e saj, duke përfshirë rënien në tokë, fryrjen e bririt, valle të ndryshme, ngritjen e flamujve izraelitë e të tjera”.

Gushtin e kaluar, qeveria izraelite pushtuese njoftoi zyrtarisht se do të financonte planet e kolonëve për të sulmuar xhaminë Al-Aksa.

Ministria e Trashëgimisë së shtetit okupues në tekstin e deklaratës thekson se qëllimi i ndarjeve buxhetore është “të mundësohet njohja e trashëgimisë hebraike të Malit të Tempullit pa narrativa që promovojnë antisemitizmin”, që do të thotë se buxheti praktikisht do të ndahet për të promovuar narrativën sioniste, koloniale që flet për xhaminë Al-Aksa si një tempull dhe do të ketë një tregim zyrtar për projektin e kolonizimit fetar në Al-Aksa.

Një ditë më parë, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir njoftoi se ai synon të ndërtojë një sinagogë në xhaminë e bekuar Al-Aksa dhe se ligji barazon të drejtat e muslimanëve dhe hebrenjve në kryerjen e lutjeve në Al-Aksa.

Ky është Izraeli, shtet i atyre njerëve mizorë që duke i vënë zjarrin botës, parathonë atë që i pret në botën tjetër: zjarri! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit