-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Der Standard: Thaçi mbajti peng Kosovën, ishte gati të dorëzonte Veriun

Më të lexuarat

Kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi, e mbajti peng vendin e tij për një kohë të gjatë për shkak të të kaluarës së tij të luftës

Nga Adelheid Woelfl, Der Standard’

Reagimi i presidentit ishte sfidues dhe i ngathët. Pasi prokuroria publikoi të mërkurën një akuzë gjithëpërfshirëse për krime lufte kundër liderit kosovar, Hashim Thaçi, ai postoi emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Facebook.

Edhe pse një gjyqtar duhet të konfirmojë akt-akuzën, dorëheqja e menjëhershme e Thaçit nga presidenca do të ishte e përshtatshme.

Ish-komandanti i UÇK-së e ka mbajtur vendin e tij peng për një kohë të gjatë për shkak të të kaluarës së tij në luftë. Për të mos dalë në gjyq, ai madje ishte gati të dorëzojë te Serbia edhe Kosovën e Veriut- një hap antikushtetues, duke hequr në këtë mënyrë dorë nga ideja e një shteti shumetnik. Thaçi i ka tradhtuar prej kohësh kosovarët.

Akuzat kundër tij, të përfunduara që në prill, duket se janë publikuar tani për shkak se Thaçi ishte nisur për një takim në Uashington me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë. BE flet për një ‘marrëveshje të ndyrë’ nga i dërguari i posaçëm i Trump, Richard Grenell.

Është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë: Grenell përmendi një minizonë-Shenzhen, një zonë ekonomike e veçantë si ajo në Kinë. Disa dyshojnë se ish-ambasadori amerikan në Berlin në të vërtetë nënkuptonte një ‘mini-Shengen’, të cilin e dëshiron Vuçiç. Ajo që është e sigurt është se përpjekja e tij për PR në Ballkan, me të cilën kërkonte të bënte përshtypje te Trump, tani është rrënuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit