Özlem Çekic është një nga deputetet dhe politikanet e para muslimane në Danimarkë, dhe prandaj është bërë objektiv i vazhdueshëm i sulmeve online.
Por në vend se të injorojë abuzimin me të, ajo ka vendosur të përballet me njerëzit që i dërgojnë asaj mesazhe me gjuhë të urrejtjes.
Özlem beson se dialogu ballë për ballë mund të ndihmojë në “prishjen e paragjykimeve”. Në vitet e fundit ajo ka ftuar për takim qindra njerëz, të cilët kanë dërguar mesazhe abuzive.
Në vend se t’i dërgoj në gjykatë, ajo i ftoi të ulen për një kafe dhe për bisedë.
Ajo kërkoi nga BBC që të jetë e pranishme me të në takimin e saj të fundit, me një njeri të quajtur Stefan.
Stefan kishte shkuar aq larg sa kishte akuzuar politikanen në emër të të gjitha krimeve që ndodhin në Danimarkë.
Por pasi u takua me zonjën, ai u tërhoq nga qëndrimet e tij. Paragjykimi është shkatërrues, ndërsa komunikimi është ilaci më i mirë! /MESAZHI/