Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Besa Ismaili, ka kërkuar nga Vjosa Osmani që të japë dorëheqje nga pozita e Kryetares së Kuvendit.
“Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të qartë të jo vetëm kundër qeverisë së z Kurti por edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani e cila ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit.
Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani ishte kundër këtij mocionin e që rrjedhimisht ka përgjegjësi edhe morale edhe institucionale që të jetë konsistente në raport me pozicionin që ka. E ditur tashmë që me 2/3 e votave ku përfshihen edhe 2/3 e votave të pakicave mund të ndërrohet edhe Kushtetuta edhe kryetarja e Kuvendit”, ka thënë Ismaili përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Mbetja e saj e mëtutjeshme në këtë post të lartë shtetëror, në të këtilla rrethana, do ta dëmtojë shumë funksionalitetin e institucionit në këtë kohë të vështirë për vendin tonë”.
Të dorëhiqet Vjosa Osmani!Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të…
Publiée par Besa Ismaili sur Vendredi 10 avril 2020
MEDIAL.mk