Deputeti nga radhët e partisë KDTP, Fikrim Damka gjatë një emisioni televiziv në RTK ku tema ishte raportet e Kosovës me Turqinë pas depërtimit të 6 gylenistëve, bëri rrëfime të rëndësishme, ai tha se Berat Buzhala ka qenë disa herë mysafirë e pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO në Turqi, madje ai pretendoi se e dinë edhe në cilën hotel janë zhvilluar këto takime.
“Është shumë me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet me Turqinë.Këto marrëdhënie sipas Damkës mund të kenë pasoja negative për shkak të një pjesë të opinionistëve për të shfajësuar ata persona që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO,” tha Damka.
Ai tha se kjo strukturat e kësaj lëvizje më 15 korrik të vitit 2016 kishte për qëllim shkatërrimin e sistemit të shtetit turk.
“Kjo lëvizje ka bërë përpjekje për të rrënuar sistemin e drejtësisë si dhe kanë vjedhur testet shtetërore në Turqi, organizata terroriste FETO qëndron prapa puçit te dështuar. Kush garanton që këto ngjarje nuk do të ndodhin pas 10 vite në Kosovë? Deri tani janë me dhjetëra gjenerata që kanë diplomuar nga shkollat e tyre në Kosovë, ku janë këta persona në cilat pozicione të shtetit janë infiltru, a janë në qeveri? FSK? Polici? Organet e Kosovës duhet të deshifrojnë këta pjesëtarë,” shtoi Damka, transmeton Gazeta e Re.
Ai tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk kërcënoi Kosovën, ai tërhoqi vetëm vëmendjen tonë duke na bërë të ditur që të kemi shumë kujdes me këta.