4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Deputeti serb: Serbia dhe Greqia kanë një armik të përbashkët, Shqipërinë

Më të lexuarat

Ngjarja që ndodhi në Beograd ka nxjerrë në pah edhe deklarata ekstreme të politikanëve.

Një politikan serb ka arritur deri aty, sa të thotë se Serbia dhe Greqia e kanë një armik të përbashkët dhe se kyarmik është Shqipëria.

Deputeti i partisë Serbia e Bashkuar, Dragan Markoviç, gjatë një tubimi në Jagodinë mme politikanë dhe biznesmenë grekë bëri thirrje që serbët dhe grekët të jenë të solidarizuar bashkë kundër shqiptarëve.

“Që nga krijimi deri tani vetëm na kanë kërcënuar. Nuk dua të kthehem pas në vite, por dua vetëm t’ju kujtoj ngjarjen e fundit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, ku shqiptarët ulën flamurin e Shqipërisë së Madhe”, u shpreh deputetiserb që njihet ndryshe si “Palma”,

Deputeti Markoviç tha më tej se shqiptarët e “kanë pushtuar Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi”.

Ai shtoi se shteti serb është i zhgënjyer nga Evropa që nuk reagon lidhur me atë që ngjau në Beograd.

Sipas tij, veprimi me dronin ishte “akt terrorist”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit