Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i ka dalë në krah banorit të Ferizajt, Mustafë Ramadani, të cilit iu ka rrënuar shtëpia.
Tahiri përmes një paraqitje live në rrjetet sociale, ka njoftuar se 75-vjeçarin e ka gjetur të vetmuar pa strehë dhe atë sonte do ta merr në shtëpi, të cilit kërkon që t’ia gjejnë një banesë, ku mund të jetojë.
Labi ka reaguar ndaj rrënimit të shtëpisë së tij, për të cilën thotë se së pari është dashur që të moshuarit së pari t’i gjendet një strehë, e pastaj t’i rrënohet shtëpia, nëse ashtu thotë ligji.
Labinot Tahiri thotë shteti ynë se ofrohen projekte të ndryshme për strehimin e qenve endacak, kurse njerëzit lihen jashtë në kohë dimri pa strehim.
Iniciativa e Labit ka ardhur pas një raporti televiziv që e ka parë, ku raportohet për rrënimin e shtëpisë së moshuarit Mustafë Ramadani.
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos/1685531441522233/