Deputeti ekstremist i djathtë Yahuda Glick konsiderohet si kryesuesi i deputetëve hebrenj që vërshojnë Aksanë
Yehuda Glick, deputeti izraelit i partisë së kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, Likud, ka hyrë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë, deputeti ekstremist i djathtë hyri në kompleksin e shenjtë përmes portës El-Megaribe në shoqëirm të policisë.
Glick, i cili njëherësh është edhe rabin, konsiderohet si kryesues i deputetëve hebrenj që vërshojnë Aksanë.
Në fillim të muajit korrik, Netanyahu lejoi hyrjen e deputetëve izraelitë në Aksa një herë në tre muaj, ndërsa zyra mediale e kuvendit më pas i njoftoi instruksionet e detajuara që do të zbatohen për deputetët që dëshirojnë të hyjnë në Aksa.
Hyrja e deputetëve dhe ministrave izraelitë në kompleks ishte ndaluar në tetor të vitit 2015 nga Netanyahu, për shkak të tensioneve mes palestinezëve dhe forcave izraelite që shkaktoheshin nga hyrja e izraelitëve në Aksa.
Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibleja e parë e muslimanëve.
Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”.