1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deputeti irlandez, Kenny: Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet që ka kryer gjatë 75 viteve

Më të lexuarat

Deputeti Gino Kenny, i cili në Parlamentin e Irlandës gjithmonë sjell në rend dite sulmet e Izraelit ndaj Palestinës dhe poston mesazhe për solidarizim me popullin palestinez tha se “Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për krimet që ka kryer gjatë 75 viteve dhe jo vetëm për ato në dy javët e fundit”.

Deputeti Kenny, i cili njihet për mbështetjen ndaj popullit palestinez, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shpjegoi qasjen që ka Irlanda për Palestinën, vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka njohur si “aneksim de facto” pushtimin e Izraelit si dhe hapat që duhet të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar kundër agresivitetit të Izraelit të cilin ai e quan si “shtet aparteid”.

“Irlanda e cila për shumë vite është përballur me kolonializmin, e di mirë ndjenjën e të qenurit nën pushtim”, tha Kenny i cili shtoi se “Për të folur hapur, çështja e Palestinës ka qenë gjithmonë një çështje e afërt me shumicën e njerëzve tanë. E kuptojmë se çfarë përjetojnë ata”.

Kenny theksoi se ata shohin se ndaj palestinezëve po ushtrohet një lloj brutaliteti. “Në kuadër të kësaj (në Irlandë) ka një mbështetje të madhe për të drejtat e palestinezëve dhe për të drejtën e vetëcaktimit të fatit të tyre lidhur me ato që kërkohen”, u shpreh Kenny.

Duke iu referuar mocionit që Parlamenti irlandez votoi më 26 maj pushtimin izraelit si “aneksim de facto”, Kenny potencoi se ky mocion miraton se Izraeli po zhvillon një organizim “de facto”.

“Të gjithë e dimë se pushtimi dhe aneksimi vazhdon prej dekadash. Kjo (në Irlandë) është mirëpritur që qeveria e ka përcaktuar se kjo është një politikë e Izraelit. Shpresoj që edhe vendet e tjera të Evropës do ta njohin këtë”, vlerëson Kenny.

Ai nënvizoi se tashmë ndaj Izraelit duhet të jepet reagim jo me fjalë por në realitet dhe se përgjigjja që duhet të jepet ndaj Izraelit duhet të jetë nëpërmjet sanksioneve ekonomike dhe politike.

“Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për krimet që ka kryer gjatë 75 viteve, jo vetëm për ato në dy javët e fundit. Izraeli duhet të japë llogari. Të jemi të sinqertë, Izraeli nuk është ndëshkuar për krimet që ka kryer”, thekson deputeti irlandez.

Kenny ka rikujtuar se Qeverisë së Irlandës i kanë kërkuar dëbimin e ambasadorit izraelit në Dublin, Ophir Kariv por që qeveria ka thënë se nuk do ta dëbojë. “Çështja kryesore për ne janë sanksionet kundër Izraelit. Ky është objektivi kryesor. Izraeli nuk është normalizuar në asnjë mënyrë”, tha ai.

“Me kuptimin e plotë të fjalës BE-ja është frikacake dhe joefektive”

Kenny kritikoi BE-në se është treguar me “dy fytyra” sepse ajo në rastin e sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës nuk ka vepruar ndërsa ka qenë e shpejtë në zbatimin e sanksioneve ndaj Bjellorusisë pas uljes emergjente të një avioni në Minsk si rezultat i një denoncimi për bombë. “Me kuptimin e plotë të fjalës BE-ja është frikacake dhe joefektive. Gjenerata e re do të pyesë ‘Përse vazhdon kjo vazhdimisht ndaj shtetit të Palestinës teksa ndaj forcës pushtuese nuk ka pasur ndonjë sanksion‘”, thotë ai.

Duke bërë thirrjen që tashmë fjalët duhet të lihen mënjanë dhe duhet të kalohet në veprim kundër Izraelit, Kenny deklaroi: “Nëse t’i nuk e bën, nëse t’i nuk kalon në veprim atëherë bëhesh partner në krimin e pushtimit”.

“Palestinezët kanë të drejtë të rezistojnë kundër pushtimit”

Pasi ka nënvizuar se ligjet ndërkombëtare janë nxjerrë për t‘i dhënë fund agresivitetit të Izraelit i cili vazhdon të përdhosë edhe ligjin ndërkombëtar, deputeti Kenny vazhdoi më tej:

“Kjo nuk funksionon. Kanë kaluar përtej kësaj. Ajo që duhet të jetë aktualisht në arenën ndërkombëtare është BIS (Bojkot, Izolim dhe Sanksione). Kjo është shumë e rëndësishme. Kjo duhet të jetë në formë ndërkombëtare. Nëse Izraeli bëhet përgjegjës dhe ndëshkohet ekonomikisht nga BIS, unë mendoj se situata në Palestinë do të jetë shumë më ndryshe”.

Sipas tij, Palestina ka të drejtë të vetëmbrohet kundër Izraelit. “Palestinezët kanë të drejtë të rezistojnë kundër pushtimit. Kjo nuk është një gjë e re. Shumë grupe dhe populli është pushtuar brutalisht, mizorisht. Këta njerëz kanë çdo të drejtë”, tha Kenny. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit