3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Deputeti Gjerman pranoi fenë Islame

Më të lexuarat

Deputeti i partisë ultra nacionaliste gjermane Partia Demokratike Kombëtare (NPD), 75-vjeçari Werner Klawun e pranoi fenë islame.

Klawun, i cili më herët njihej si një kundërshtar i migracionit dhe emigrantëve, tani është bërë përkrahësi më i madh i refugjatëve sirianë, irakianë dhe afganë.

Në një prononcim të tij të bërë për gazetën gjermane “Bild”, Klawun, i cili e ndryshoi emrin në Ibrahim, tha se pasi që lexoi poezitë e poetit të famshëm gjerman, Johann Wolfgang von Goethe, në veprën “Divani i Lindjes”, në të cilat ai bën fjalë me lëvdata për Profetin Muhammed (a.s.), ai deshi të njihej edhe më afër me islamin dhe pas leximit të përkthimit të Kuranit në gjermanishte ai vendosi të pranoj fenë islame.

Duke e bërë të ditur se pas pranimit të fesë islame mendimet e tij u ndryshuan tërësisht, Klawun tha: “Mendoja se nuk ishte e mjaftueshme të ndërpres lidhjet me të kaluarën time si anëtar i një partie ultra nacionaliste. Dëshiroja të bëjë gjëra më të mëdha për ti fshirë gjurmët e së kaluarës dhe fillova t’ju ndihmoj refugjatëve”.

Klawun tha se pas largimit të bashkëshortes së tij së bashku me dy fëmijët ai në shtëpinë e tij mirëpret 4 refugjatë të moshave 18-30 vjeç dy prej të cilëve janë sirianë.

Ashtu siç ai i ndihmoi këta refugjatë, tani ata po e ndihmojnë atë, shpjegoi Klawun. /TRT/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit