-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Depot në Halep shndërrohen në spitale

Më të lexuarat

Sa vjen e vështirësohet jeta në qytetin Halep i cili ndodhet në krye të vendeve të ndikuara në luftën e brendshme që vazhdon prej 6 vitesh në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Me shkatërrimin e spitaleve depot janë shndërruar në qendra shëndetësore në Halepin i cili duket si një rrënojë për shkak të sulmeve ruse, të regjimit dhe të milicëve shiitë me mbështetje iraniane.

Në qytetin ku furrat janë shkatërrua plotësisht dhe ku ka mungesa të ushqimeve dhe ujit, popullata e cila përpiqet të mbijetojë është në pritje të dërgimit të ndihmave humanitare.

Mexhid ebu-Xhafer, një prej banorëve që është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga gazetari i AA-së tha se njerëzit në Halep po përpiqen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira.

Ai ka theksuar se ka mungesa serioze të ushqimeve dhe produkteve të tjera themelore. Xhafer ka shtuar më tej se “Popullata ndodhet në një situatë shumë të vështirë, dimri ka ardhur mungon ngrohja, ndërsa spitalet janë shembur. Për shkak të mungesës së ilaçeve kur një person plagoset i pritet krahu apo dora. Një depo e kanë bërë si spital dhe njerëzit i vendosin atje. Kjo është jonjerëzore. Kam biseduar me infermierët dhe punonjësit atje që të nxirrja fotografi. Por nuk më lejuan për arsyen se mos zbulohet vendi, sepse avionët e bombardojnë menjëherë.”/AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit