3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Departamenti i të Rinjve pranë KBI të Gjakovës organizoi ligjëratë kundër narkomanisë

Më të lexuarat

Departamenti i të Rinjve pranë KBI të Gjakovës organizoi ligjëratë kundër narkomanisë

 

Departamenti i të Rinjve i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës të premten më 8 nëntor, organizoi ligjëratë kundër narkomanisë, ku me fjalët e tyre në nivel profesional kontribuuan, prof.dr. Ferid Agani dhe shkrimtari e publicisti Shkelzen Marevci. 
“Pas ligjëratave, të pranishmit patën mundësinë të shtrojnë pyetje dhe të angazhohen në një diskutim të hapur me ligjëruesit, duke ndarë pikëpamjet e tyre dhe duke kërkuar sqarime mbi çështjet e trajtuara. Ky interaktivitet u krijoi atyre një mundësi të vlefshme për të thelluar kuptimin e temave dhe për të marrë përgjigje të drejtpërdrejta për pyetjet që kishin në lidhje me temën. 
Në fund, përpara se të shërbehej kokteji i përgatitur nga organizatorët, shkrimtari Shkelzen Marevci u dhuroi të pranishmëve librin e tij.”E bardha që vret.”
Vlen të theksohet se organizatorët për këtë event kanë përgatitur një animacion sensibilizues kundër përdorimit të drogës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit