Departamenti i Gruas i KBI në Gjakovë, organizoi tribunë fetare për mirëpritjen e muajit të begatë të Ramazanit
Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, nën udhëheqjen e dr. Violeta Smajlaj, organizoi tribunë fetare për mirëpritjen e muajit të begatë të Ramazanit.
Me këtë rast mysafiret e nderuara, dr. Valmire Batatina – profesore e tefsirit në Fakultetin e Studimeve Islame, shtjelloi në mënyrë të mrekulluar rëndësinë dhe kulturen e agjërimit, kurse mr. Merita Boroci, koordinatore e Medresesë Alaudin në Gjilan, shpalosi në mënyrë shumë mbresëlënëse anën shpirtërore të ramazanit.
Mirënjohje për të gjitha gratë, mësueset e para të njerëzimit!