4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Departamenti i Gruas i KBI në Gjakovë, organizoi tribunë fetare kushtuar vetëdijësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit

Më të lexuarat

Departamenti i Gruas i KBI në Gjakovë, organizoi tribunë fetare kushtuar vetëdijësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit

 

Departamenti i Gruas, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, në krye me dr. Violeta Smajlaj, organizoi tribunë sensibilizuese kushtuar vetëdijësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit, me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, temë të cilën e shtjelloi mjaft bukur dr. sc. Vildane Goga, onkologe dhe shefe e repartit të kimioterapisë në QKUK, si dhe profesoreshë në kolegjin Rezonanca. 

E ftuar enkas me një fjalë rasti ishte edhe themeluesja e organizates “Ia vlenë të jetosh”, e nderuara znj. Valbona Kastrati, e cila dha mesazhe mbresëlënëse për të pranishmet, në mesin e të cilave ishin edhe gra që kanë kaluar apo janë duke u sfiduar me këtë sëmundje, paçin shërimin e shpejtë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit