Liman Bytyqi, drejtori i shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë i cili përjashtoi arsimtaren me shami, Remzie Lezinm është dënuar me një vit burgim me kusht, ka thënë për RTI-në, avokati i arsimtares Muhamet Mujaj.
“Puna gati dy vjeçare e solli një rezultat i cili do të jetë shembull se në shoqëri nuk mund të diskriminosh e as tu shkelesh të drejtat qytetarëve në asnjë bazë, aq me pak në baza fetare.
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë dënoi me burgim ish drejtorin e shkollës “Flamuri i Arbërit” Liman Bytyçi për shkak të veprës penale SHKELJA E STATUSIT TË BARABARTË TË SHTETASVE DHE BANORËVE TË REPUBLIKËS SË KOSVOVËS nga neni 192 par.2 të KPK-së.
Mësimdhënëses Remzije Lezi e cila ka qenë e diskriminuar i urojmë suksese në punë dhe e përgëzoj për qëndrimin parimor dhe profesional në sfiden e saj” ka shkruar në facebook, Muhamet Mujaj, avokati i arsimtares, Remzije Lezi