-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dënohet me gjobë suedezi i cili fyen muslimanët

Më të lexuarat

Një suedez në qytetin Goteborg të Suedisë i cili ka fyer muslimanët nëpërmjet rrjetit social është dënuar me gjobë prej 12 mijë krona (rreth 1200 euro), raporton Anadolu Agency (AA).

Në profilin e rrjetit social të Gjykatës së Goteborg-ut, thuhet se 70-vjeçari suedez i cili në një rrjet social lidhur me muslimanët ka shkruar “Muslimanët janë majmunë, muslimani më i mirë është muslimani i vdekur”, për shkak të veprës penale të urrejtjes është gjobitur me 12 mijë krona suedeze.

Edhe Gjykata rajonale e Malmos muajin e kaluar kishte dënuar një grua 72-vjeçare e cila nëpërmjet rrjetit social kishte fyer politikanët afganë dhe suedezë, me 80 ditë burgim për shkak të veprës penale të urrejtjes, por më pas ky dënim ishte kthyer në 4 mijë krona gjobë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit