20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Facekini, trendi më i ri në plazhet e Kinës

Më të lexuarat

Facekini është një mbrojtës i çuditshëm nga rrezet e diellit, i cili së fundi është bërë shumë i popullarizuar në Kinë. Për ata që nuk e dinë, facekini janë maska ​​të cilat vihen në kokë si një balaklava, dhe janë të dizajnuara për të mbrojtur notuesit nga rrezet e diellit, nga shpimet e meduzave dhe algat në plazh.

 

Ndërsa janë shumë të popullarizuar në Kinë, ato duken tmerruese për ata që i shohin ato për herë të parë, pasi përngjajnë me maskat e një grabitësi. Arsyeja për popullaritetin e tyre të papritur është dyfishtë.

Së pari, dizajnet janë bërë shumë më të ndërlikuara dhe joshëse, gjë që i ka bërë ato të gëzojnë një rritje të popullaritetit midis përdoruesve. Së dyti, bota perëndimore e modës i ka vënë re dhe i ka përfshirë ato në imazhet e tyre.

Facekini u shpik nga Zhang Shifan në Qingdao, provinca Shandong, në vitin 2004. Duke mbuluar tërë fytyrën dhe kokën, me përjashtim të vrimave për sytë, hundën dhe gojën, ato gjithashtu shërbejnë për një funksion shoqëror. Një ngjyrë e zbehtë në Kinë është shumë e çmuar dhe gratë duan të mbajnë tenin e zbehtë të fytyrës.

Ndërsa brezi i saj i parë i facekini ishte i thjeshtë, dizajnet e Zhang janë zhvilluar shumë gjatë viteve. Ajo tani i kombinon ato me qëndisje sipas kulturës tradicionale kineze dhe modele si dragoj, fenikse dhe bizhuteri. Ndërsa facekini origjinal mbronte vetëm kokën, versionet e reja mbrojnë kokën dhe pjesën e sipërme të trupit larg rrezeve të diellit.

Revista e modës CR Fashion Book me bazë në Nju Jork solli facekini-n në botën e modës. Ajo hodhi në treg ​​një set prej tetë fotografish që paraqesin modele të veshur me rroba të modës nga dizajnerët si Guçi, Alexander Ëang dhe Emporio Armani, të stolisur me bizhuteri magjepsëse dhe facekini me ngjyra dhe modele të ndryshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit