27.6 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Dënohet me 2 vjet burg: ish-guvernatori i Xhakartës citoi Kuranin për qëllime politike

Më të lexuarat

Indonezia ndizet sërish nga debatet për tolerancën fetare, ndërsa gjykata dënoi me dy vjet heqje lirie për blasfemi guvernatorin në largim të Xhakartës.

Basuki Tjahaja Purnama, i njohur dhe si Ahok, është kinez etnik që i përket besimit të krishterë. Ai akuzohet për fyerje ndaj Islamit sepse iu referua një vargu të Kuranit gjatë një fjalimi të fushatës. Ai nuk i ka pranuar akuzat dhe do të apelojë vendimin e gjykatës.

Vetë prokurorët kishin kërkuar një vit pezullim, por gjykatësit dolën në përfundimin që ai kishte kryer me bindje të plotë një akt kriminal blasfemie e për këtë meritonte dënimin me burg.

Në fakt, guvernatori në largim provokoi rëndë në komentet e bëra gjatë një tubimi elektoral, kur la të kuptohej se liderët islamikë po përpiqeshin t’i mashtronin votuesit duke përdorur vargje të Kur’anit me qëllim që t’i përdonin si argument që muslimanët të mos votonin një udhëheqës, i cili nuk është ndjekës i fesë së tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit