11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rasti Arbana Xharra: Kadri Veseli, ky magnet për të “pavarurit”

Më të lexuarat

Nga Bashkim Kastrati

Kadri Veseli siduket nuk po e ka të vështirë që të marrë në partinë e tij gazetarë dhe njerëz që për një kohë kanë qenë fytyra publike. Aderimi i fundit i kryeredaktores së gazetës “Zëri” Arban Xharrës në PDK për dike ishte befasi e për dikë jo. Ata që e kanë përcjellë punën e saj, e kanë vërejtur se kohën e fundit Xharra ishte shumë kritike ndaj subjektit politik Vetevendosje, e cila është rilave e PDK-së.

Xharra për tërë këto vite e ka quajtur PDK-në si partia që i ka sjellë më së shumti të këqija Kosovës. Ajo e ka quajtur këtë parti si uzurpatore të shtetit. Bile një artikull ajo e quante PDK-në si parti që “i djeg të gjithë, e në një tjetër parti që pret duar. Ndoshta e vetëdijshme për këto, Xharra ka vendosur të “sakrifikohet”.

“17 vjet në gazetari nuk janë pak, po shumë kolegë që bashkë kemi rrugëtuar nuk e kemi pas lehtë. Gjithë e dini se kemi shkruar për tema të ndryshe që preokupojnë Kosovën dhe nuk e kemi pas të lehtë raportimin. Unë kom vendos të ndryshojë prej të qenit gazetare por nga brenda”, ka thënë Xharra.

Sipas saj, PDK është partia që nuk e ka kushtëzuar aspak atë.

“Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam me vazhdu me dinjitet me punu, kam me vazhdu me qenë zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdojë me qëndru prapa shkrimeve që kam ba dhe kam me vazhdu me qendru kritikuese edhe brenda partisë”, ka ka thënë Xharra.

E hapësirë të njëjtë PDK i pati dhënë edhe Margarita që deri atëherë udhëhiqte gazetën “Kosova sot”. Edhe Kadriu ishte po aq kritike sa Xharra. Edhe ajo tha që do ta ndryshojë PDK-në nga brenda. Por pas një kohë të shkurtë ajo e pa që nuk mundi të lë gjurmë në PDK. Ajo u prish me këtë parti dhe kaloi si deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës.

“Përmes angazhimit tim, dua të jap maksimumin e potencialit që kam, të gjithë energjinë pozitive, dua ndryshim përmbajtjesor, jo ndryshim të pamjes të partisë, por ndryshim nga brenda, këtë e gjeta në Partinë Demokratikë të Kosovës, ku kryeministri Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, më ofroi mundësinë që këto ndryshime t’i bëj në dy sfera, brenda përbrenda partisë politike ku më emëruan kryesia e PDK-së duke me votuar njëzëri si nënkryetare e PDK-së dhe të njëjtën gjë ta bëjë dhe në qeverinë e ardhshme “Thaçi 3” që shpresojmë ta fitojë këtë verë”, deklaronte Kadriu.

Ndërkohë, u raportua së në PDK do të aderojë edhe Erëza Vela. Ajo kishte një emision në KTV të quajtur “Ekonomia me Erezën”, për rastësi ose jo, mysafiri i saj i fundit ku edhe paralajmëroi fundin e emisionit, ishte Kadri Veseli.

Ndër vite edhe disa gazetarë tjerë kanë aderuar në PDK. Gazetarët e Berat Buzhala e Ilir Mirena u pritën po ashtu në entuziazëm në këtë parti. I pari u bë deputet, ndërsa i dyti zëvendësministër. Por si duket asnjëri nuk ishin të kënaqur me trajtimin në PDK. Të dy tashmë e kanë braktisur PDK-në, por siç ka deklaruar Arbana Xharra për veçorinë e PDK-së, dolën paksa të djegur.

Të gjitha këto zhvillime tregojnë se zgjedhjet nacionale janë shumë afër. Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa. PDK nuk është deklaruar qartë për këtë mocion, ndërsa zyrtarët e LDK-së në deklaratat e tyre kanë thënë se nuk do të duhej që të shkelej marrëveshja nga partneri i tyre i koalicionit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit