Dy shqiptarë janë dënuar në Londër me 16 vjet burg në total, pasi janë shpallur fajtorë në trafikun e drogës. ‘Cityoflondon.police.uk’, raporton se Ardit Dushaj 30-vjeç dhe Ariston Marku 23 vjeç, ishin drejtuesit e një rrjeti droge.
Pas hetimit, Gjykata londineze i dënoi ata me burg. Konkretisht Ardit Dushaj është dënuar me 10 vjet heqje lirie, ndërsa Ariston Marku me gjashtë vjet. Marku ishte arrestuar nga policia vendase më 10 gusht të vitit të kaluar, ndërsa Dushaj më 28 korrik. Në momentin e arrestimit Dushaj ishte në makinë më vëllanë e tij, Merlindin.
Fillimisht trafikanti i dha policisë një emër të rremë, por që zbulua shumë shpejt.
Shqiptarët para trupit gjykues kanë deklaruar se nuk janë konsumatorë të kokainës, megjithatë kanë pranuar përfshirjen e tyre në kontrollin dhe shpërndarjen e kokainës./noa