9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dënimi në ditën e gjykimit për ata të cilët në kohën kur duhet falur namazet farze flenë – Hoxhë Fitim Gërguri

Më të lexuarat

Dënimi në ditën e gjykimit për ata të cilët në kohën kur duhet falur namazet farze flenë.

Nga Semre ibn Xhundub Zoti qoftë i kënaqur me të thotë se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve-selem në një hadith të gjatë flet për atë që do të iu ndodh mëkatarëve në ditën e Gjykimit dhe mes tjerash tha:

Erdhëm tek një njeri i mbeshtetur dhe afër tij qëndronte një njeri me një guri të madh dhe e godiste me të, dhe nga goditja i shkulej koka nga trupi, dhe gurët u rrokullisnin pastaj shkonte dhe e merrte përsëri dhe kur kthehej tek ky njeri e gjente se koka i ishte kthyer në vend, përsëri e godiste kështu dhe ndodhte me të çfarë kishte ndodhur për herë të parë. Thash (I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve-selem): Iu thash atyre i Lartësuar qoftë Allahu çfarë është puna juaj? Pastaj përmendi: Sa i përket njeriut që goditej në kokë dhe i shkulej koka nga trupi është personi që i ofrohet Kurani dhe e refuzon, dhe flen në kohën kur duhet falur namazet farze.

Transmeton Imam Buhariu në Sahihun e tij (7076).

Shpjegim:

Le ta dijë populli ynë që shkujdeset nga namazi se ky do të jetë dënimi i tyre në ditën e gjykimit. Fatkeqësisht shumë prej myslimanëve e marrin si gjë shumë të thjeshtë mos faljen e namazit në kohën e tij, ndërsa i Dërguari i Allahut Muhamedi alejhisselam na tregon se sa rëndë i dënon Allahu këta persona që nuk e falin namazin në kohën e tij. Sa është e dhimbshme që njeriu të goditet me një gurë të madh në kokë dhe pas asaj goditje t’i shkulet koka nga trupi, e përsëri të kthehet dhe të goditet vazhdimisht me atë guri? Këtë mendja jonë nuk mund ta imagjinoi. Shkaku i këtij dënimi të tmerrshëm ishte refuzimi i Kuranit, duke mos e lexuar dhe praktikuar, duke e lënë anash librin e Allahut, si dhe mos falja e namazeve farze në kohën e tyre.
O Allah na ruaj nga ky dënim i tmerrshëm.
Sa e sa prej neve iu ik namazi farz, nuk e fal në kohë dhe mjaftohemi me një shprehje hajr in shaa Allah, dhe përsëri ndodh kështu vazhdimisht. A do të jetë gjendja jote edhe pasi ta kesh lexuar këtë hadith e tillë? Nëse po, dije mirë se ky dënim të pret. Mos ia bëjë qejfin vetes se ty nuk të godet dënimi i Allahut, se kështu po na tregon i Dërguari i Allahut alejhiselam, ai i cili nuk flet asgjë nga mendja e tij, por e gjitha është shpallje nga Zoti i tij. Mjaft e mashtruam veten, duke menduar se do të jemi të priviligjuar tek Zoti i botëve. Ta rregullojmë raportin me Zotin tonë, dhe këtë rregullim ta bëjmë së pari duke i kushtuar kujdes të veçantë kohës së namazeve dhe leximit të Kuranit.

Vëlla i dashur, motër e nderuar ndoshta kjo është mundësia jote e fundit për përmirësim, shfrytëzo dhe rregullo raportet tua me Allahun.

Por çfarë të themi për ata që nuk falen hiç, dhe ende mendojnë se do të jenë nga banorët e Xhenetit?!

Deri kur kështu?

Përgjigjen ta lë ty që ende nuk falesh!

Fitim Gërguri
29.01.2023
Bardh i Madh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit