0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dëmtohet në Shkup një autobus me targa të Serbisë

Më të lexuarat

Një incident ka ndodhur këtë të shtunë në Shkup, ku është dëmtuar me mjete të forta një autobus me targa serbe.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se është bërë një denoncim për një autobus me targa të Serbisë, që është dëmtuar në Shkup duke u goditur me mjete të forta nga kryerës i panjohur.

“Më 26.06.2021 në ora 09.10 në Stacionin Policor në Qendër, S.K.(47) nga Serbia ka denoncuar se gjatë periudhës prej 19:20 të datës 25.06.2021 deri në ora 07:30 të datës 26.06.2021, kryerësi i panjohur me mjet të fortë e ka dëmtuar pasqyrën e autobusit me targa të Serbisë, i cili ka qenë i parkuar në në parkingun “Filipi i Dytë i Maqedonisë””, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së.

Sipas të denoncuarës, përveç dëmtimit të pasqyrës, kryerësi nuk ka marrë asgjë nga autobusi. Ndërkohë ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit