Gjatë mbrëmjes së djeshme është demoluar shtabi i Lëvizjes BESA në lagjen Shkup- Veri në komunën e Butelit.
Fatmirësitë nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Lidhur me demolimin e shtabit nga Lëvizja BESA thonë se nga organet e rendit do të kërkojnë që të zbardhet rasti.
Poashtu edhe në tregun e Bit Pazarit, janë grisur posterët e kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi.