Një pjesë e madhe e demokratëve nga radhët e senatit amerikan nuk do ta ndjekin fjalimin e sotëm të Netanjahut para senatit amerikan, thekson reuters.
Netanjahu thuhet se do të eskalojë me deklaratat e tij kundër diplomacisë amerikane për Iranin.
Deri në mëngjesin e së Martës, 60 nga 232 kongresmenët demokrat deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këtë paraqitje të Netanjahut si mënyre protestimi ndaj tij, pasi sipas tyre diplomacia amerikane është ndarë për cështjen e Iranit nga qëndrimet unifikuese që zakonisht ka patur.
Është ende e paqartë nëse Presidenti Obama do ta ndjek paraqitjen e Netanjahut para senatit amerikan.
Shtëpia e bardhë ka paralajmëruar një paraqitje për media në kohën kur Netanjahu do të flasë para kongresistëve amerikan.kohaislame