3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Demokracia perëndimore është një iluzion

Më të lexuarat

Themeluesi i Wikileaks, JulianAssange, ka dhënë një intervistë për televizionin “teleSUR” të Venezuelës, në të cilën ai thotë se “Perëndimi po e krijon një perandori perverse që do të çojë në kolapsin e plotë të të drejtave të njeriut”.

Biseda është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Assange, sipas vlerësimeve të veta, mund të qëndrojë edhe për rreth një vit.

“Unë pres që autoritetet suedeze të tërhiqen nga rasti. Mendoj se ky është skenari më real. Ndoshta pas hetimeve të detajuara nga prokurorja, rasti im do të zgjidhet nëpërmjet kanaleve diplomatike. Shpresoj brenda gjashtë deri në 12 muajve”, tha Assange.

Ai ka thënë se nuk është përgjegjës për asnjë sulm seksual, duke shtuar se Suedia punon në interes të Washingtonit, qëllim i vetëm i të cilit është ekstradimi në SHBA.

Assange në intervistë megjithatë më pak është marrë me fatin e tij personal, e më shumë me sistemin e përgjithshëm që është krijuar në nivel global. Ai tha se SHBA-të inkurajojnë “një ortek të totalitarizmit”, duke shtuar se demokracia në Perëndim është vetëm një iluzion dhe se vëzhgimi sistematik i qytetarëve po çon në krijimin e “shtetit totalitar ndërkombëtar”.

“Ky është një fenomen ndërkombëtar që ndodh jo vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është më i madh se SHBA-të dhe na çon në një vend shumë të errët. Të drejtat e njeriut janë reduktuar sistematikisht në Perëndim, dhe publiku është i ekspozuar ndaj manipulimit të paparë mediatik”, tha Assange.

Ndonëse amerikanët mohojnë se Gjykata Supreme ka përgatitur tashmë një padi për spiunazh kundër Assange, themelues i WikiLeaks-it beson se ka prova të qarta se rasti tashmëështë përgatitur.

Gjithashtu, cekë se rasti kundër tij është vetëm një pjesë e një përpjekjeje të autoriteteve amerikane për të luftuar kundër WikiLeaks-it. Ai beson se autoritetet kanë filluar ta sulmojnë atëherë kur WikiLeaks ka lëshuar informacionin që sugjeron një lidhje me vrasjen e civilëve në Afganistan.

“Forcat ushtarake amerikane vranë mijëra njerëz në Afganistan, ndërsa në mënyrë indirekte janë vrarë 20 mijë vetë, dhe kjo sipas deklaratave të tyre…. Kanë derdhur gjakun e burrave, të grave dhe të fëmijëve, por edhe të trupave të tyre në Afganistan”, shton Assange.

Për t’u bërë gjërat edhe më keq, autoritetet në publikimin e këtij informacioni janë përgjigjur me tezën se “WikiLeaks ka gjak në duar”.

“Kjo është si një luftë e fëmijëve në çerdhe. Ata thonë se si WikiLeaks tregon se si Pentagoni ndoshta ka vrarë mijëra njerëz, e pastaj përgjigjen se si WikiLeaks i ka duart e përgjakura”, thekson Assange.

Në fund të intervistës ai ka falënderuar Ekuadorin që është duke i dhënë azil, por edhe vendet tjera të Amerikës Jugore që i kanë shprehur mbështetjen. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit