9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Demografia, sfida e Europës! – I duhen emigrantët, përndryshe do të plaket e do të “vdesë”

Më të lexuarat

Nuk ekziston asnjë vend në Bashkimin Europian ku norma e lindjeve është e mjaftueshme për të parandaluar tkurrjen e popullsisë, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia europiane e statistikave. Eurostat konfirmoi në një publikim këtë javë se rënia e pakthyeshme demokrafike po përkeqësohet, gjë që po kufizon sistemet e mirëqenies së kontinentit dhe po pengon perspektivën e rritjes ekonomike.

Në vitin 2017, janë regjistruar 5.07 milionë lindje në Bashkimin Europian, krahasuar me 5.148 milionë në vitin 2016. Indeksi i fertilitetit në kontinent rezultoi në 1.59 lindje për grua në 2017-ën, nga 1.6 që ishte një vit më parë. Pavarësisht se në Francë ka 1.9 lindje për grua, që është ende poshtë të ashtuquajturit nivel të zëvendësimit ku ruhen nivelet e popullsisë, kjo normë arrin në 1.31 në Spanjë, 1.32 në Itali dhe 1.35 në Greqi. Pa pasur zëvendësim nëpërmjet emigrantëve, që të paguajnë taksat dhe punojnë, Europa rrezikon të plaket dhe të “vdesë”.

Sipas një hulumtimi të Bertelsmann Foundation, Gjermanisë, që ka një indeks të fertilitetit pranë mesatares europiane, i duhen të paktën 260 mijë emigrantë në vit, deri në 2060-ën për të plotësuar hendekun në tregun e punës. Megjithatë, disa vende të tjera argumentojnë se zgjidhja është shtimi i pjellorisë dhe “prodhimi” i fëmijëve. Ndër këto është Hungaria, ku Viktor Orban premtoi një serë masash të jashtëzakonshme që mbështesin lindjet, përfshirë faljen e kredive dhe përjashtime tatimore./Scan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit