2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dembelizmi

Më të lexuarat

Dembelizmi
Gjatë kohës së Profetit, ndodhi që një njeri fjeti tërë natën dhe humbi faljen e mëngjesit. Përkundër faktit që ky është një zakon i shpeshtë në ditët tona, në atë kohë të tilla gjëra ndodhnin rrallë. Ai humbi faljen e mëngjesit dhe kështu ata erdhën dhe i treguan Profetit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te, për këtë…
Abdullah Ibn Mesudi transmeton: ” Një njeri erdhi dhe i tha Profeti saas: “O i dërguari i Allahut, me të vërtetë njëri fjeti natën e kaluar deri në mëngjes, derisa agoi dita dhe ai humbi faljen e mëngjesit. Profeti iu përgjigj: “Ky është një person të cilin shejtani e ka urinuar në veshët e tij”.
Të dashur vëllezër dhe motra, përpiquni të shfletoni librat e hadithit. Në secilën prej tyre do të gjeni një kapitull të titulluar “Baabel-Istiaadhah Minel Kasl”. Përkthimi i këtij kapitulli është kështu: “Kapitulli i kërkimit të mbrojtjes së Allahut nga dembelizmi”. Kasl ose dembelizmi është një sëmundje studentët e universitetit e dinë mirë së çfarë i bën ajo studimeve të tyre. Ajo është një sëmundje që prek mendjen, prek zemrën, së fundi përmes zemrës tërë trupin. Sot, ne do të mësojmë që dembelizmi është një teknikë e përdorur nga Shejtani dhe do të mësojmë teknika që mund t’i përdorim për ta luftuar atë. Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, shpesh bënte duanë e mëposhtme:
“O Allah, unë kërkoj mbrojtjen tënde nga elajz”. “Elajz” do të thotë paaftësi për të bërë ndonjë gjë. Dhe kur dikush thotë: “Unë nuk mund ta bëj atë”, Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, do të kërkonte mbrojtje nga të tilla fjalë negative duke shtuar: “Dhe unë kërkojë mbrojtjen Tënde (o Allah) nga el-kasl”, e cila përkthehet si dembelizëm.
Në zemrën e saj, kjo shoqëri është e ndërtuar mbi dembelizmin. Konsideroni që kjo është një shoqëri e bazuar mbi idenë që ne duhet të pushojmë të dielave. “Pse duhet të pushojmë të dielave?” -disa mund të pyesin. Shoqëria (Allahu na mbroftë nga kjo) do të përgjigjet që edhe Allahu u dembelos të dielave. Ai punoi gjithë javën, krijoi qiejt dhe tokën dhe të dielën Ai u lodh dhe pushoi. Kështu, Allahu na mbroftë, kultura bashkëkohore pushon dhe sheh lojërat e futbollit të dielave. Allahu dëshmon për falsitetin e një ideje të tillë, duke thënë:
“All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.” (2/255)
Ne jetojmë në një shoqëri që jeton për “shpejt dhe lehtë”. Ne kemi bërë fast food-et, madje dhe mikrovalët të cilat gatuajnë për pesë minuta, konsiderohen si të mërzitshme sepse duhet që çdo dy minuta ta nxjerrësh jashtë gjellën dhe ta përziesh derisa të gatuhet. A keni dëgjuar premtime për të pasur trupin perfekt në dhjetë minuta për vetëm tre ditë në javë? Dhe në kërkim për “shpejt” dhe “lehtë”, shoqëria nuk e kupton që rrënjët e problemit, në të vërtetë, rrënjët e të gjitha gjynaheve të mëdha, mbështeten tek dembelizmi. Pse një person duhet të pijë alkool dhe të marrë droga? Ata janë tepër dembel të ndryshojnë gjendjen e tyre. Në vend që të përpiqeshin të ndryshonin, ata marrin drogë ta ndryshojnë menjëherë atë.
Pse njerëzit praktikojnë magjinë e zezë, një fenomen që fatkeqësisht, ka shtrirje në shumë miq të prindërve tanë? Ata e bëjnë atë sepse ata janë dembel të dalin dhe të martohen ose ata janë tepër dembel për t’i influencuar njerëzit në mënyra që do të përmbushnin qëllimet e tyre të ndryshme (ata shkojnë tek magjistarët me qëllim që ata t’i bëjnë magji dikujt që pastaj të martohen me të). Pse njerëzit marrin pjesë në “riba” ose “kamatë” dhe bëjnë transaksione me interes financiarë? Pse njerëzit luajnë kumbarë? Ata vazhdimisht blejnë lotari me shanse qesharake për të fituar, me shpresë që një dollar i tyre të kthehet në miliona. Dembelizmi është përsëri fajtori. Çfarë mund të themi për atë punën? Pse njerëzit përgojojnë? Njerëzit përgojojnë sepse ata janë tepër dembel të dalin dhe t’i thonë personit të vërtetën… Dhe këto, të dashur vëllezër dhe motra, të gjitha janë gjynahe të mëdha.
Kështu, si një helm, dembelizmi korrupton të gjitha gjërat e mira. Ka plot gjëra të bukura dhe të mrekullueshme që mund të bëjmë për veten tonë ose për Allahun. Qëllimi juaj është i mirë, por nëse nuk ka energji ose nëse ju vuani nga sëmundja e dembelizmit, dëshirat tuaja nuk do të shkojnë gjëkundi, ato nuk do të sjellin fryte.
Shkaqet e sëmundjes të quajtur dembelizëm janë të rrënjosura në zemër.
Së pari, një dembel nuk di dhe nuk e kupton nevojën e tij ose të saj të akumulojë (bëjë) vepra të mira. Shumë pak njerëz e kuptojnë që kjo jetë është për grumbullim veprash dhe për tu përgatitur për udhëtimin për në ahiret.
Allahu këshillon:
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.” ( 2/197)
Dhe ky është urdhri i Allahut.
Së dyti, njerëzit mund të largohen me mendimin që të tjerët do t’i konsiderojnë “më të shenjtë se Ai”. Ose ndoshta problemi është që disa njerëz mendojnë shumë lart për veten e tyre, duke e madhëruar veten tek një nivel i tillë i lart, që kur dëgjojnë urdhrat e Allahut ata përgjigjen duke u justifikuar me dembelizmin e tyre si: “Zemra ime është e pastër” ose “Pse unë duhet ta bëj atë?” ose “Unë jam një person i mirë”.
Allahu thotë:
“Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.” (53/32)
Nëse dikush thotë “unë jam i mirë”, përgjigjja duhet të jetë që “Allahu e di se çfarë është më e mirë, dhe se kush është i devotshëm”. Me të vërtetë ata që vuajnë nga dembelizmi nuk e kuptojnë minierën e artë të mundësive të cilat i presin. Ka mijëra njerëz përreth që presin të dëgjojnë thirrjen (mesazhin) e islamit. Ne jetojmë midis njerëzish të cilët mezi presin të dëgjojnë nga ne “Unë jam mysliman”. Dhe ata do t’ju pyesin: “Si mund të bëhem edhe unë?”
Një vëlla që kam njohur përtej detit e ka thënë atë në mënyrë perfekte: “Amerikano-veriorët kanë perspektiva (mundësi) të mëdha. Imagjino t’i mësosh një myslimani të ri Suren Fatiha ose sesi të falet. Ju do të merrni shpërblim për këtë mësim të ndershëm çdo herë që personi e reciton këtë Sure. Ju nuk mund ta bëni këtë në vendet myslimane, megjithëse ka të tjera mundësi atje, pjesa më e madhe e njerëzve nuk i njohin ato dhe kjo çon në dembelizëm”.
Dijeni që kjo duhet t’ju shqetësojë dhe nëse ju filloni të tregoni energjinë dhe entuziazmin që duhet për të adhuruar Allahun në më të mirën e mundësive, atëherë ju do të jeni ai që do të marrë shpërblimin.
Kjo është jeta juaj. Ky është shpirti juaj. Ju do të jetoni vetëm një herë në këtë tokë dhe do të udhëtoni në ahiret me një valixhe me vepra të mira. Shpresojmë, që të mos udhëtoni me pak valixhe. Ai i cili e kupton këtë herët, ai i cili hipën në vagonin e adhurimit të Allahut herët, akumulon çdo gjë.
Bëhuni pionier, përcilleni islamin tek të gjithë.
“Dhe kështu ata vijnë në ditën e gjykimit dhe aty shikojnë ato malet me vepra të mira që ata kurrë nuk kishin imagjinuar se i kishin… dhe do t’i thuhet atyre… kjo është për shkak se ju nuk ishit dembela në ditën kur njerëzit e tjerë ishin…”.
Njihuni me mundësitë, kapini ato dhe pritni shpërblimin për adhurimin që të tjerët i bëjnë Allahut.
Por nëse ju zgjidhni të mos i merrni parasysh këto fjalë, të rrini pasiv dhe të bëheni dembela, ju po ja ktheni shpinën fjalëve të Allahut. Rrjedhojat do të jenë të rënda, për sunetin e krijimit, me të vërtetë ligji i natyrës, tregon që ai i cili nuk kontribuon do të shkatërrohet.
Çfarë bëni me barërat e këqija të kopshtit tuaj? Ju i nxirrni jashtë, i hidhni tutje. Çfarë bëni me thonjët që janë të gjatë, kur nuk ka ndonjë qëllim për gjatësinë e tyre? Ju i pritni, i hidhni në plehra. Kështu është dhe me komunitetin dhe individët në atë komunitet, nëse ne nuk kontribuojmë dhe nëse nuk jemi energjik për të prodhuar, do të shihemi si të pavlerë.
Allahu thotë:
“Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt”. (13/17)
Mos bëni gabim të mendoni që Allahu i kushton vëmendje adhurimit të dembelit. Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Bëji ato vepra që mund t’i kryesh me të vërtetë, Allahu nuk lodhet nga ibadeti juaj derisa ju të lodheni”.
Meditoni për fenomenin e atyre të cilët bëjnë dua dukë mos e pasur vëmendjen, duke mos ditur se çfarë thonë. Ato mund të jenë duke e lëvizur gojën, të habitur ose të përqendruar në diçka krejt tjetër. Allahu nuk i kushton vëmendje duasë së tyre. Kjo është pse (ky është shkaku që) Allahu nuk i përgjigjet një duaje. Një dua e përgjigjurështë ajo ku zemra dhe energjitë e personit ushtrohen. Allahu do të dëgjojë. Nëse ju e bëni duanë më vëmendje dhe përqëndrim, ju do të shikoni ndryshime të mëdha në jetën tuaj.
Kur isha i ri, ishte një imam i cili kishte ardhur nga një vend tjetër, që printe për faljen e taravive në Ramazan. Ne e merrnim me makinë në mëngjes dhe e çonim në xhami. Një mëngjes herët, unë po ndihesha i lodhur dhe dembel. Prindërit e mi hoqën keq për të më zgjuar. Kur arritëm tek shtëpia e imamit, unë pashë që fqinjët ishin në mes të një mbrëmje (që kishte zgjatur deri herët në mëngjes).
Ishte ora pesë e mëngjesit dhe dritat shkëlqenin, muzika po ushtonte dhe të ftuarit ende po pinin alkool. Ata kaluan tërë natën zgjuar në “kijamun lejl” por jo për Allahun. Adhurimi i tyre ishte për shejtanin. Unë kujtoj se në atë moment po mendoja se si ky jobesimtarë kishte energjinë dhe gjymertllëkun (bujarinë) të humbiste tërë natën, si nuk e kanë robërit e Allahut energjinë dhe aftësinë për ta adhuruar Atë? Pas së gjithash, ato janë njerëz si ne. Umar Ibën Katabi ka thënë: “Unë kërkoi mbrojtjen e Allahut nga koha kur “fasiku” ose i pabinduri do të ketë shumë energji dhe entuziazëm ndërsa të devotshmit të jenë dembel”. Fasiku hap klube kudo dhe e drejton shtëpinë e tij në imoralitet. Ndërsa të devotshmit bëjnë shumë pak për hir të Allahut. Kur kjo të ndodhë nuk do të ketë balancë në tokë dhe korrupsioni do të përhapet dhe do të mbizotërojë.
Vëllezër dhe motra, më lini t’ju tregoj se çfarë do të thotë të kesh energji dhe entuziazëm në adhurimin e Allahut:
Energjia e madhe do të fitojë për ju kënaqësinë e Allahut. Musait i është thënë të vinte në mal për 40 ditë. Dhe ai erdhi, jo dhjetë minuta më vonë, por duke vrapuar. Për ta shpjeguar këtë mbërritje, Musai tha:
“Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!” (20/84)
Me të vërtetë, fjalët e tij ishin aq të kënaqshme për (e kënaqën aq shumë ) Krijuesin sa Allahu i regjistroi ato në Kur’an për gjithë përjetësinë. Kur dëgjoni një emër të një sahabi, ju thoni “Allahu qoftë i kënaqur prej tij”. Epo, kjo është si ta bësh vetveten të dalluar. Bëhuni të ngutshëm në dëshirën dhe veprat tuaja që çojnë në mirësi.
Energjia është karakteristikë e besimtarit. Dembelizmi është karakteristike e hipokritit. Allahu thotë “mynafiku” ose “hipokriti” është ai i cili mban mosbesim në zemrën e tij ndërsa nga jashtë hiqet se beson. Allahu i përshkruan ata në vargun e mëposhtëm:
“Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.” (4/142)
“Më jep dhjetë minuta më tepër… më jep dhjetë minuta më tepër… Oh! Unë humba sabahun… oh jo. Do të falem pas mëngjesit… Më jep dhjetë minuta. Më jep dhjetë minuta…”.
Një karakteristikë e hipokritëve; kur ata arrijnë për të shtypur butonin dembelosen, ata përjetojnë një gjendje nifaku ose hipokrizie. Allahu na mbroftë. Allahu na mbroftë ne nga shfajësimet për të mos ndjekur veprat tona. Një kanadez mund të thotë është shumë ftohtë. Një afrikan mund të thotë është shumë nxehtë. Të dy e shfajësojnë veten për të mos bërë vepra të mira. Ishte verë në shkretëtirë gjatë luftës së Tabukut dhe me një largësi prej shtatë orësh me makinë nga Medina në Tabuk. Profeti, paqja dhe bekimet e
Zotit qofshin mbi të, i grumbulloj ushtritë e tij për një ekspeditë, që atëherë do të zgjaste me muaj.
Allahu thotë:
“Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: “Mos dilni (në luftë) në vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit
ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!” (9/81)
Ibën el-Xheuzi ka thënë: “Unë kurrë nuk kam parë diçka më të trishtueshme për mua sesa një komunitet njerëzit e të cilit nuk punojnë për kundër aftësisë së tyre për të vazhduar!!”
Hytbja e dytë
Konsekuencat e dembelizmit mund të jenë shumë të dëmshme. Disa nga ju mund të shohin një person i cili tregon një interes të sinqertë për islamin. Ai person mund të jetë gati ta thotë shehadetin kur shejtani e kap atë. Një shfajësim që shejtani i sjell në mendjeështë: “Ti duhet të kuptosh Kur’anin më përpara”. Pra, ai që do të bëhej mysliman është i bindur që e do islamin por ndoshta kërkohet studim i mëtejshëm. Dhe kështu ai ose ajo e vonon kthimin tek Allahu dhe ashtu si koha ikën ata nuk e kanë më atë entuziazëm. E njëjtë në këtë, myslimanët që kërkojnë të pendohen tek Allahu, i japin vetes kohë duke thënë: “Më lër të pres derisa të paguaj shtëpinë (që kam me kamatë) ose të paguaj kamatën e universitetit… më lër të pres derisa ta bëj këtë, më lër të pres pastaj do të pendohem tek Allahu”. Por nuk ecën ashtu sepse koha kalon dhe gjynahet shtohen, zemra vazhdon të dobësohet dhe të dobësohet. Një kohë do të vij kur personi e di shansin e fundit, por zemra mund të jetë vulosur. Dhe ashtu siç Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Garoni për vepra të mira përpara se t’ju vij një fitne, (një test) që do të bier përmbi ju si më e errta nga netët e errëta”
A nuk janë sprovat të dukshme përreth nesh?
Shikoni skemën e edukimit islam. Dijetarët e dalluar që ne njohim janë me dhjetëra. Dija fetare po ikën prej nesh. Nëse e ke mundësinë të marrësh pjesë në një tubim ose një ligjërata islame, duhet të vraposh që tani. Mund të jetë mundësia e fundit ose nuk mund t’ju krijohet një mundësi tjetër. Fitneja do të vijë dhe ju duhet të mbijetoni me atë dije që ju keni. Ndoshta dija që ju posedoni mund të jetë e mjaftueshme për të mbijetuar ndoshta jo. Pasojat janë tepër të rënda dhe mund të çojnë në xhehenem. Allahu na mbroftë.
Pikturoni në mendje këtë analogji: Në Australi ka peshkaqenë që gjuajnë afër bregdetit. Për të paralajmëruar njerëzit që lahen nga rreziku i afërt, ata përdorin një bilbil që fërshëllen kur një peshkaqen afrohet. Tani imagjinoni nëse ju ndjeheni të lodhur ose jeni duke luajtur, duke u përpjekur sesa mund të mbani frymën në ujë. Ju nuk e ndieni bilbilin. Të gjithë kanë dalë në breg, ata bërtasin për ty që të nxitosh por ju jeni dhjetë minuta larg bregut. Si mund t’ia arrini? A mund të arrish? Vetëm Allahu e di me siguri të plotë por ajo është çfarë dembelizmi ju bën, jo vetëm që ju bën të dobët por gjithashtu të pashpresë për atë që duhet të bësh në mënyrë që të shpëtosh. Por sot është një ditë e re dhe me ndihmën e Allahut ju dhe unë mund të mësojmë sesi ta heqim qafe atë dembelizëm. Ne do të punojmë me energji të rigjallëruar, për tu përpjekur për t’ju kthyer Allahut.
Këta janë disa teknika për tu përdorur:
Hapja e gojës promovon dembelizmin.
Hapja e gojës është prej Shejtanit. Kur na vjen, duhet ta luftojmë. Përkundër çfarë librat shkollorë mbi mjekësinë thonë, se keni nevojë për oksigjen përmes hapjes së gojës, është Profeti ynë i cili na ka këshilluar të mbulojmë gojën dhe ti rezistojmë hapjes së saj dhe të mos lëmë asnjë zë të dalë jashtë. Jo “Ahsss”.
Ngrënia 1/3-tës
Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, na ka mësuar metodën për të ngrënë 1/3. Ju nuk keni nevojë për shumë për të mbajtur veten, pak kafshata zakonisht mjaftojnë por nëse doni të hani një gjellë atëherë 1/3 është numër i rëndësishëm. Një e treta duhet të jetë ushqim, një e treta ujë dhe një e treta frymë. Kuptoni që një nga hilet më të mbrapshtë të Shejtanit është inkurajimi i njerëzve për të mbushur barqet e tyre përtej kapacitetit. Sa herë keni ngrënë një vakt të madh vetëm se keni filluar të keni gjumë pastaj? Dhe sa herë ky gjynah ju ka larguar nga adhurimi i Allahut?
Kaloni kohën me njerëz energjik.
Allahu thotë:
“Bëhu i durueshëm me ata njerëz të cilët thërrasin për tek Zoti i tyre… në mëngjese dhe mbrëmje”
Kur e shikoni një person që falet vazhdimisht, gjithmonë në një gjendje adhurimi dhe dhikri për Allahun, ju i thoni atij: “Ej vëlla/ Ej motër, shkojmë të hamë? Unë kam dëshirë të rri me ty”. Ushqehu nga energjia e tyre. Nëse dembelët ju rrethojnë, distancojeni veten nga ata ose bëni davet, inkurajoni për mirë.
Bëj si Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, kërko vazhdimisht mbrojtje tek Allahu nga dembelizmi që shejtani kërkon të sëmurë muslimanët. Kur të arrish atë butonin e dembelizmit aka “butonin e shejtanit” dije se të është vënë një kurth kundër teje dhe kërko prej Allahut mbrojte. Ti pastaj do të kesh energji të mjaftueshme për ta falur mëngjesin në kohë. Së fundmi ju duhet ta dini se dembelizmi është një gjendje mendore.

Në përfundim, ne duhet të themi që ajo që i lidh të gjitha këto së bashku është sinqeriteti.

Muhammed el-Sherif
Përktheu Ardit Kraja
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit