1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Demantohet lajmi për bllokimin e hanxhinjve kosovarë – ata janë mirë

Më të lexuarat

A.K. njëri nga haxhinjtë kosovarë që ndodhet në Arabinë Sauditë i ka thënë para pak çastesh Indeksonline se gjithçka është në rregull me ta dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Si çdo vit ka pas shumë pak vonesa. Shumë mirë jemi. Jemi duke udhëtuar për në Medinë dhe nuk ka asnjë problem. Ato që janë raportuar për bllokimi dhe gjëra tjera, janë tërësisht të pavërteta dhe propgandë e dëmshme”, ka thënë A.K.
Të kujtojmë se Klan Kosova raportoi më herët se 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë, tash kanë mbetur të bllokuar në Mekë.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.
Më herët: Haxhinjtë nga Kosova bllokohen në Mekë
Sipas disa informatave nga haxhinjtë kosovarë që janë në Mekë, por ende të pakonfirmuara nga zyrtarët e BIK-ut, 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë, tash kanë mbetur të bllokuar në Mekë, njofton Klan Kosova.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.
Plani ka qenë që nga qyteti i Mekës të bëhet nisja për në Medinë, por deri më tash kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihen arsyet për bllokimin e autobusëve të tyre.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka arsye për brengosje, mirëpo problemi është se kanë mbetur në duke pritur për një periudhë të gjatë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit