-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Delegacioni kosovar, 150 mijë euro shpenzime për tri ditë në New York?

Më të lexuarat

Hiq më pak se 26 persona kanë udhëtuar me delegacionin kosovarë për në New York ku do të qëndrojnë për tri ditë për të marrë pjesë në samitin global të Liderëve kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm me 29 shtator.
Nëse llogarisim minimumin e shpenzimeve të tyre, marrë parasysh çmimet minimale të biletave, hotelit dhe meditjen del se ky delegacion prej 26 vetash për 3 ditë minimalisht ka harxhuar 150 mijë euro të taksapaguesve kosovarë, transmeton zeri.info.
Padyshim se ky është samit i rëndësishëm, por a ka qenë e nevojshme që patjetër të gjithë të marrin pjesë në këtë samit?
Cili do të jetë kontributi i këshilltarëve në këtë vizitë??? Pos shëtitjeve dhe fotove që tashmë kanë nisur t’i postojnë.
Ndërkohë nëse i përkthejmë në para shpenzimet e këtij delegacioni atëherë në bazë të një matematike të thjeshtë nëse llogarisim: meditje për udhëtimet zyrtare 350 euro në tri ditë vetëm njëri prej tyre merr 1050 euro, transmeton zeri.info.
Bileta e aeroplanit në klasën ekonomike vajtje ardhje të paktën ka kushtuar 1000 euro për person.
Ndërkohë që edhe hoteli për tri ditë me shujta nëse kanë gjetur modest ka kushtuar të paktën 1000 mijë euro.
Nëse i mbledhim të gjitha këto atëherë del se 26 anëtarë të delegacionit kosovarë kanë shpenzuar se paku 150 mijë euro për tri ditë. A kanë mundur të shpenzohen më racionalisht ato para në Kosovë? /Zeri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit