6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Delegacioni i BIK-ut u prit në takim nga nënkryetarët e DIJANET-it dhe drejtori i TRT-së

Më të lexuarat

Delegacioni i BIK-ut u prit në takim nga nënkryetarët e DIJANET-it dhe drejtori i TRT-së

Kryemami i BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë e Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, dekani i FSI-së, dr. Islam Hasani dhe Nuhi Simnica, përgjegjës për botim, të premten 23 dhjetor 2022, në Ankara, janë pritur në takime të veçanta nga dy nënkryetarët të DIJANET-it, dr. Burhan Isleyen dhe dr. Selim Argun.

Nënkryetarët e DIJANET-it, pasi u dëshiruan mirëseardhje delegacionit të BI-së së Kosovës, shprehën gatishmërinë e tyre dhe të

DIJANET-it që të thellojnë e të rrisin bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve. Kryemami Sahiti dhe shoqëruesit i njohën nikoqirëtme projektet e që ka Kryesia e BI-së së Kosovës në kuadër të jetës fetaro-arsimore, veprimtarisë botuese dhe rritjes së kapaciteteve tëproduksionit të BI-së, si dhe hapjen e programeve të reja në kuadër të FSI-së.

Delegacioni i Kryesisë së BI-së, u prit në takim të veçantë nga drejtori për botime e media në DIJANET, dr. Fatih Kurt, me të cilin

biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e botimeve, sidomos për literaturën për fëmijë, familje dhe literaturën bazike e

profesionale për njohuritë e disiplinat fetare. Të dy palët ranë dakord që të përgatisin një plan të përbashkët për periudhën e ardhshme 3-vjeçare.

Në takim me drejtorin për Botime e Media të DIJANET-it, një vëmendje e posaçme iu kushtua ndihmës që DIYANET TV do t’i japë produkcionit të BIK-u. Nikoqiri shprehu gatishmërinë e plotë që të ndihmojë produksionin e BIK-ut me materiale të DIYANET TV, siç janë dokumentarët, emisionet e programet për fëmijë, pastaj emisionet fetare e edukative etj. Po ashtu, nikoqirët shprehen gatishmërinë që të mbështesin produksionin e BIK-ut me trajnimin e stafit, si dhe ndihmë e përkrahje profesionale nga kuadrot dhe ekspertët e DIYANET TV.

Delegacioni i Kryesisë së BI-së vizitoi ambientet e radios dhe DIJANET TV, ku panë nga afër punën që bëhet në këto dy shtëpi

informative të DIJANET-it.

Po në Ankara, ditën e enjte, më 22 dhjetor 2022, u pritën nga zv.drejtori gjeneral i TRT-së, Omer Faruk Tanriverdi , i cili pasi

përshëndeti delegacion e BI-së së Kosovës, shprehu konsideratën e tij për Kosovën dhe punën që bënë BI në Kosovës. Drejtori i TRT-së shprehu gatishmërinë e tij të plotë që të ndihmojë, përkrah e prezantojë si gjithnjë Kosovën përmes programeve të TRT-së.

Zv.drejtori i TRT-së, Tanriverdi u shpreh i gatshëm që të ndihmojë me materiale e përkrahje profesionale edhe produksionin e BIK-ut.

Gjatë qëndrimin në TRT, delegacione i BI-së u prit edhe nga koordinatori i TRT Avaz, z. Sedat Sagirkaya, i cili theksoi gatishmërinë e tij që të ndihmojë produksionin e BIK-ut.

Në Ankara, delegacioni i BI-së pati edhe një sërë takimesh në institucionet e DIJANET-it, ku në të gjitha takimet u bisedua për

shtimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit