10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës vizitoi diasporën

Më të lexuarat

Më 14 prill 2023, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ligjëroi për namaz të xhumasë, në xhaminë “Höri” në Cyrih të Zvicrës, konkretisht tek imami Bilal ef. Tahiri. Drejtori Simnica e uroi dhe e përgëzoi imamin e nderuar, kryesinë dhe xhematin e mrekullueshem në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan. Gjithashtu ai i falënderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për institucionet tona fetaro-arsimore, Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Në vazhdën e vizitave të rregullta, më 14 prill, drejtori i Diasporës, vizitoi për iftar xhaminë shqiptare në Cyrih, xhamia e parë shqiptare në Zvicër, ku u prit nga imami Nebih ef. Rexhepi, kryetari, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie. Përfaqësuesi i BIK-ut, mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan. Drejtori Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranoj ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. Drejtori Simnica në ligjëratën e tij falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit