1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Delegacion i BFI me autorizim të Reisul Ulemasë vizitoi qendrat islame në Gjermani

Më të lexuarat

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i përbërë nga Dr. Selver Xhemaili, Drejtor i Sektorit për Diasporë në Rijasetin e BFI dhe Dr. Mevludin Aliu vizituan qendrat islame shqiptare në Gjermani.
Nga data 07.04-1104.2022 delegacioni në fjalë vizitoi disa qendra islame, tek të cilat, Dr. Selver Xhemaili në kuadër të kësaj vizite ligjëroi në xhamitë: Xhaminë Shqiptare “El Buhari” në Sombor, Xhaminë Shqiptare në Offenbach, Qendrën Kulturore islame në Frankfurt, Xhamin Shqiptare “DAI” në Manheim, Xhaminë Shqiptare në Kassel, Xhaminë Shqiptare në Bilefield, Xhamin Shqiptare në Sennestadt, ndërsa Dr. Mevludin Aliu ligjëroi në xhamitë: Xhaminë Shqiptare “Furkan” Dortmund, “Nur” Dortmund, “Mesxhidi Aksa” Leverkusen, “Medina” në Esen, “Furkan” në Duisburg, Xhamin Shqiptare “Ezan” në Remscheid dhe Qendrën Islame Shqiptare- Diseldorf.
Vlen të theksohet se Delegcioni i BFI u prit në mënyrën më të bukur ndërsa përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame, xhemateve në diasporë ua përcollën selamet e organeve të BFI, siç janë Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame. Poashtu, në ligjërimet e tyre shpjegua rreth ecurisë dhe organizimit të BFI, me theks të veçantë sistemin edukativo-arsimor.
Për këto arsye të lartëpërmendura, delegacioni që përfaqësoi Bashkësinë Fetare Islame në Gjermani, është mirënjohës ndaj të gjithë kryetarëve të këtyre xhamive dhe imamëve bashkë me xhematet e tyre, për mikpritjen dhe dedikimin gjatë vizitës së tyre…..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit