13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Delawie i shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq të Serbisë

Më të lexuarat

Një aksion i policisë së Kosovës ndaj organizatës “Kryqi i Kuq i Serbisë” në Veri të Kosovës, ku kanë pësuar lëndime disa policë kosovarë nga disa persona të dyshimit dhe ku janë konfiskuar disa dokumente, ka shqetësuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

“Të shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai ka shkruar po ashtu se është “duke përcjellur ngjarjen nga afër”, njofton Klan Kosova.

Në komunikatë e policisë për këtë aksion thuhet se “dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës”.

“Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit